Krimineli më i kërkuar nazist jeton në Budapest
BUDAPEST - Krimineli nazist, më i kërkuari në të gjithë botën, Laszlo Csatary, jeton në Budapest. Mediat bëjnë të ditur se autoritetet hungareze kanë konfirmuar se 97-vjeçari polak jeton prej vitesh në Budapest, ndërsa tabloidi “The Sun” ka siguruar edhe një fotografi të tij.
Laszlo Csatary akuzohet për vrasjen e rreth 300 hebrenjve në vitin 1941, kur ishte në krye të policisë së qytetit polak Kosice. Ai dyshohet se është edhe njëri prej organizatorëve të dërgimit të rreth 16 mijë hebrenjve në kampin e përqëndrimit Auschwitz.
(er.nu/BalkanWeb)