Ekstradohet nga Zvicra shtetas në kërkim nga drejtësia
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit njoftoi sot se, Zyra Qëndrore e Interpol Tiranës realizoi ekstradimin nga Gjeneva, Zvicër drejt vendit tonë, te nje shtetasi nga Elbasani
TIRANË- Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për largim nga burgu, është ekstraduar një ditë më parë nga Zvicra.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit njoftoi sot se, Zyra Qëndrore e Interpol Tiranës realizoi ekstradimin nga Gjeneva, Zvicër drejt vendit tonë, e shtetasit Dashamir Banushi, 31 vjeç nga Elbasani.
Bëhet e ditur se, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me një vendim të vitit 2006, kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale të "largimit nga vëndi i vuajtjes së dënimit".
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 31 vjeçari, pasi kishte marrë leje nga burgu për të kaluar fundjavën në shtëpi te prindërit e tij, ka realizuar arratisjen e tij duke mos u kthyer më në burgun e Rrogozhinës, ku ishte izoluar nën akuzën për trafiqe ilegale.
(d.b/BalkanWeb)