Tërmet në Gramsh, Korçë e Pogradec

Rikthehen lëkundjet e tërmetit. Disa zona në lindje të vendit kanë pësuar ditën e sotme lëkundje nga tërmeti. Kështu në Korçë, Pogradec e Gramsh sipas korrespodentëve të RTV "Ora News", lëkundjet janë ndjerë rreth orës 02.00 të mëngjesit. Lëkundjet të shkallës 3.4 Rihter janë shënuar në Goricë të Madhe, në Pogradec si dhe në qytetin e Korçës. Ndërkohë sipas korresopdentëve epiqendra ka qënë në fshatin Sovjan të Korçës, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale. Ndërsa sizmiologët bëjnë të ditur se thellësia e vatrës së tërmetit ka qënë 2 kilomtera nën tokë rreth 7 km larg Pogradecit. Lëkundjet në të treja qytetet janë ndjerë gjatë natës dhe kanë pasur një kohëzgjatje me shumë se herë të tjera. Ndërkohë sipas sizmiolgëve pas tërmetit të Dibrës ku ka pasur dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa dëme në njerëz janë raportuar se edhe në ditët në vazhdim vendi ynë do të lëkundet nga tërmetet.