Pukë, digjet tërësisht një banesë, nuk ka të lënduar
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa një apartament në pallatetet e vjetra të qytetit është përfshirë tërësisht nga flakët. Shkak u be nje bombol gazi. Banoret munden te dalin ne khe nga banesa
PUKE-Shpërthimi i një bombule gazi për pak u ka rrezikuar jetën anëtarëve të një familjeje në qytetin e Pukës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa një apartament në pallatetet e vjetra të qytetit është përfshirë tërësisht nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi anëtarët e familjes të cilët ndodheshin brenda në momentin e shpërthimit të bombulës, kanë mundur të dalin në kohë jashtë apartamentit. Flakët e zjarri kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa rrezikonin të gjithë pallatin.
Ndërkaq menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilat shmangën përhapjen e flakëve në banesat e tjera.
(d.b/News24/BalkanWeb)