Itali, shqiptari arratiset nga burgu pa lënë gjurmë
TRENI-Një emigrant shqiptar në Itali i arrestuar për rrëmbim personi, është arratisur në mënyrë spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë në qytetin Terni të vendit fqinj. Taulant Toma ka arritur të largohet nga vendi ku po kryente dënimin duke përfituar nga vrimat në rrjetën rrethuese të një minifushe futbolli, ku bashkë me të tjerët kishte luajtur për rreth një ore. 36 vjecari Toma, është larguar pa lënë gjurmë ditën e djeshme, ndërsa alarmi është dhënë pas orës 16:00 të pasdites. Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë ende dhe në to janë përfshirë ekspertë të policisë së Romës, ndërsa përforcime kanë mbërritur nga Perugia. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është i lidhur me bandën e Ilir Pajës, një tjetër shqiptar, i njohur nga forcat e rendit me pseudonimin UFO për shkak të aftësisë së tij për t'ia mbathur nga burgu. Ai vetë e ka bërë këtë gjë dy herë. Toma ndodhej në qeli pasi ishte shpallur fajtor për rrembim personi.
(m.a/News24/BalkanWeb)