E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet ngë Italia i dënuari me 25 vjet burg për vrasje

Interpol Tirana në bashkëpunim me interpol Romën ka bërë të mundur ekstradimin nga Milano të 34-vjeçarit Altin Nikolli pasi ishte dënuar me 15 vjet burg për vrasje.
 

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002 në Kamëz, tek rruga e Laknasit, shtetasi Altin Nikolli në bashkëpunim me babain dhe vëllain e tij, kanë vrarë shtetasin Pjetër Qafa. Vrasja është kryer për motive të dobëta pas një konflikti që kishte lindur pak kohë para vrasjes midis Altin Nikollit dhe Pjetër Qafës.

Ndrkohë nëaeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›