Shtyhet seanca e Gërdecit, shkak dorëheqja e gjyqtares
Avokati i të pandehurit të tragjedië së Gërdecit, Ylli Pinari, ka kërkuar largimin e kryetares së trupit gjykues të Apelit e cila do të shqyrtonte kërkesën për shurajen e masës së sigurisë. Avokati Bashkim Asllani ka kërkuar që Flutra Skënderaj të mos jetë pjesë e trupit gjykues pasi ka konflikt interesi me klientin e tij.
Pas kësaj kërkesë gjyqtarja ka dhënë dorëheqjen për këtë arsye seanca gjyqësore është shtyrë pasi duhet të shqyrtohet kërkesa edhe për gjetjen e një tjetër gjyqtari. Ndërkohë avokatja e të pandehurit Mihal Delijorgji, Elira Kokona i ka kërkuar trupit gjykues përshpejtim të procedurave pasi klienti i saj po qëndron në qeli edhe pse ka përfunduar afati i paraburgimit për të.
Për këtë çështja gjykata e Tiranës e ka rrëzuar kërkesën e avokatëve duke e argumentuar se nuk ka baza ligjore për këtë kërkesë. Tashmë i mbetet gjykatës së apelit të rrëzojë vendimin e shkallës së parë ose të jap të njëjtin vendim, se nuk kanë përfunduar afatet e paraburgimit për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Sokol Ngjeçin.