E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e vizave, Olldashi: Kontribut i qeverisjes

Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi eshte shprehur ne pritje te oreve te fundit per hyrjen ne fuqi te levizjes se lire te qyterareve shqiptare drejt vendeve te zones Shengen se ky proces  eshte finalizimi i punes, se te gjitha strukturave te shtetit. Ministri Olldashi i beri keto deklarata gjate nje takimi ne Durres, me drejtuesit e portit te ketij qyteti, atij te Vlores dhe Sarandes.

"Duhet të ruajmë standardet që kemi arritur, cilësinë e shërbimit dhe duhet të ushtrojmë vecanërisht gjatë periudhës së parë të liberalizimit të vizave, një funksion shtesë që nuk e kemi patur më parë si administratë, funksioni ndihmës karshi qytetarëve. Duke marr parasysh se në portet tona lëvizin po aq sa në aeroportin 'Nënë Tereza', pra 1 mln e 300 mijë pasagjerë që lëvizin cdo vit. Rritja e këtij numri nuk duhet të na cojë në uljen e standardeve", tha Sokol Olldashi, ministër i Transporteve.

Kreu i ministrise se Transporteve ka kerkuar qe ne cdo vendkalimi kufitar, recepsion dhe ambienteve te tre porteve te vendit, pervec fletepalosjeve informuese per qytetaret, te kete edhe punonjes qe te sherbejne ne zyra  informacioni per te gjithe personat qe do te duan te dine cdo gje rreth levizjes se lire. Olldashi ka theksuar se kjo liri e pakufizuar duhet te mireperdoret, ndersa ne lidhje me strukturat qe operojne ne porte, dogana,  ai  u shpreh se  ato  duhet te kene standarte dhe sherbim cilesor ndaj qytetareve.  Levizja e lire nderkohe duket se ka rritur numrin e personave, qe kane prenotuar per te udhetuar me tragete.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›