Borë në vend probleme në disa akse rrugore
TIRANE-Si rezultat i rreshjeve të borës që kanë rënë dhe vazhdojnë të bien në pjesën më të madhe të vendit, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njoftoi sot se situata në akset rrugore paraqitet me probleme, por sipas tyre deri në mesditë, shumica e segmenteve kanë qënë të kalueshme. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Rrugore janë ne gadishmëri të plotë dhe po punojnë në terren me mjete borëpastruese, fadroma si dhe duke përdorur kripë dhe skorje për normalizimin e gjendjes.
Kukës e Pukë
Ministria njoftoi se ka patur rreshje dëbore në Qaf Mali, Fushë Arrëz e Pukë. Është punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdon puna për të patur një trafik normal. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.
Në aksin rrugor Qafë Mali – Kukës, në Qaf Shllak, lëvizja e mjeteve kryhet pa probleme. Është punuar gjatë gjithë kohës me mjete borëpastruese dhe kripë e skorje. Në aksin rrugor Kukës - Shishtavec në 10 km e fundit , nga Topojani – Shishtavec ka prezencë akulli, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Punohet vazhdimisht për mbajtjen nën kontroll të situatës.
Korcë
Në të gjitha akset rrugore të Rajonit të Korçës janë marrë masat për të siguruar një qarkullim të mjeteve pa probleme. Në zona të veçanta vazhdon hedhja e kripës.
Peshkopi
Në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi, segmenti Qafë Dushk – Qafë Bualli – Ura e Cerenecit, qarkullimi kryhet me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit. Segmenti rrugor Qafë Dragalica – Stebleve në aksin Ura e Cerenecit – Stebleve, është bllokuar për shkak të dëborës. Aksi rrugor Peshkopi – Ura e Skurajve qarkullimi kryhet me zinxhirë nga prezenca e akullit në rrugë.
Librazhd
Në aksin rrugor Librazhd – Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit. Në aksin Kthesë Labinot Fushë – Monument Bize qarkullimi kryhet me zinxhirë deri në Qafë Renc, ndërsa pjesa tjetër është e bllokuar për shkak të rreshjeve të shumta të dëborës. Po punohet për normalizimin e situatës.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Dimri mbërthen vendin, bie bora e parë dhe në Tiranë