E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: OSBE, jo standard konsensusin mes PD e PS

TIRANE - Prezenca e Organizates per Sigurine dhe Bashkepunim Evropian ne vend eshte e domosdoshme. Ky ishte konstatimi i ardhur dje nga Levizja Socialiste per Integrim, lidhur e debatin e lindur se fundmi mbi nje largim te mundshem te kesaj perfaqesie nga vendi yne. Ne fakt nje lajm i tille u be publik nga kupola roze, e cila fajesoi qeverine dhe kryeministrin Berisha si protagonistet kryesore, qe kerkojne largimin e OSBE-se, i cili reagoi duke kerkuar dyfishimin e monitoruesve te OSBE, e jo me te largoje kete organizate. Nderkohe qe per LSI-ne nje debat i tille eshte krejtesisht i parakohshem. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombetar i kesaj partie, Edmond Haxhinasto gjate nje komunikimi me mediat beri me dije se "vleresojme si te parakohshem dhe te panevojshem debatin mbi te ardhmen e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi". Madje, duke sqaruar mbi kete qendrim, Haxhinasto vuri ne dukje se "zhvillimet e fundit regresive ligjore, vecanerisht cenimi i Kushtetutes me amendimet e 21 prillit, ecuria teper e ngadalte dhe prognoza aspak optimiste e realizimit te reformave ne vend, sidomos e reformes zgjedhore, ekspansioni i eger i pushtetit ekzekutiv mbi pushtetet e pavarura, institucionin e presidentit dhe sistemin gjyqesor, e bejne te nevojshme Prezencen e OSBE-se ne Shqiperi". Por, sipas tij, kjo prezence se bashku me partneret e tjere nderkombetare duhet te kene nje angazhim me intensiv, lidhur me procesin e reformes zgjedhore. "Duke pranuar stadin aktual te vendit ne procesin integrues ne NATO dhe BE, te vetedijshem per standardet e larta demokratike qe duhen arritur ne organizimin e zgjedhjeve te ardhshme ne vend, kerkojme nga OSBE/ODIHR dhe partneret e tjere nderkombetare dy apo shume palesh, nje angazhim cilesor dhe me intensiv ne procesin e reformes zgjedhore, duke iu referuar ne cdo hap standardeve me te perparuara evropiane ne organizimin e zgjedhjeve, dhe duke mos pranuar apriori si standard ate qe arrihet vetem me konsensusin e PD-PS-se, qe shpesh ka rezultuar me kosto te medha per sistemin tone demokratik", vleresoi Haxhinasto, gjate fjales se tij. Njekohesisht, zyrtari i LSI-se duke bere me dije qendrimin e kesaj partie sa i takon reformes zgjedhore, theksoi se "kjo reforme duhet te jete ne menyre absolute prioriteti i pare dhe kryesor i punes se sesionit te vjeshtes se kuvendit, reforme e cila duhet te jete ligjore e gjitheperfshirese edhe ne procesin e realizimit te saj. Oli Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›