E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Qeveria shqiptare e Vjena vendosin per mandatin

Ishte vete prezenca e OSBE-se ajo e cila i dha pergjigje perfundimtare debatit te lindur se fundmi mbi mandatin e kesaj organizate. "Ne lidhje me mandatin e OSBE-se ne Shqiperi, mendoj se eshte vendimi i qeverise shqiptare ai qe zgjidh gjithcka. Eshte qeveria shqiptare, ajo qe duhet te marre vendimin nese ne duhet te vazhdojme apo jo", u shpreh kryetari i prezences se OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosch.

Berisha

Kryeministri, Sali Berisha garantoi se ne fushaten e ardhshme elektorale qeveria do t`i kerkoje OSBE-se te dyfishoje monitorimin, duke ftuar njekohesisht te gjitha organizatat dhe institucionet e ketij profili qe te monitorojne zgjedhjet.

Rama

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama pati deklaruar se "qeveria i kerkon zyrtarisht OSBE-se te shmanget nga roli i saj kryesor dhe te ule fuqine vezhguese ne vend, per t'i pasur duart me te lira qe te beje ne vitin 2009 ate qe beri ne vitin 1996".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›