Ekstradohet shumë i kërkuari "Mandela"

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi sot nga Parisi drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin Eduart Fadil Peqini, i ashtëquajturi Mandela, 44 vjeç, lindur në Elbasan.
Aktiviteti kriminal i të ekstraduarit Eduart Peqini dhe i bandës të njohur ndryshe si Banda e Mandelës , ku ky shtetas ka qenë kryetari i saj, përkon me periudhën Prill-Shtator 1997, dhe konsiston në një sërë aktesh si vrasje, vjedhje me armë dhe me dhunë, plagosje, prostitucion, rrëmbime personash dhe shkatërrim pronash etj. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar Peqinin me burgim të përjetshëm.
Në Aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas iu dorëzua Përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.