Ekstradohet ushtari i Gaxhait
Redinalda Caushaj
Tirane- Ushtari i "Bandes se Gaxhait", Sokol Sinomati eshte ekstraduar dje nga Interpol Roma. 29-vjecari eshte sjelle dje ne vendin tone me masa te rrepta sigurie rreth ores 15:00. Ekstradimi i Sinomatit eshte kryer nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana ne bashkepunim edhe me Interpol Romen, Itali. Mesohet se 29-vjecari ishte shpallur ne kerkim kombetar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin numer129, te dates 25 qershor 2003, e ka shpallur ate fajtor per kryerjen e vepres penale te "vrasjes me paramendim", te kryer ne bashkepunim, "vrasjes me paramendim" te kryer ne bashkepunim, e mbetur ne tentative dhe "armembajtjes pa leje te armeve luftarake". Ndersa Gjykata e Apelit Vlore, me numer vendimi 221, te dates 10 shtator te vitit 2003, e ka denuar Sinomatin me 25 vjet burg. Sinomati u vu ne pranga ne daten 10 mars te vitit 2004, ndersa dje eshte bere i munduar ekstradimi i tij. Prej disa vitesh 29-vjecari eshte duke u gjykuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda, Tirane. Sokol Sinomati i njohur me pseudonimin "Buzderri", akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda per veprat penale te "krijimit te bandes se armatosur", "kryerjes se krimeve nga bandat e armatosura", sic jane vrasjet me paramendim te shtetasve Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka ,Zihni Haruni, Robert Myftari ,"vrasjes per shkak te cilesive te vecanta" te punonjesit te policise Viron Rrapaj , "vjedhjes me dhune" ne dem te shtetasve Artur Pashaj, Vladimir Mema dhe Flamur Xhelaj, si dhe "armembajtjes pa leje". Dy jave me pare prokurori i ceshtjes, Eugen Beci i kerkoi gjykates shpalljen fajtor dhe denimin e Sinomatit me burgim te perjetshem per te gjitha veprat penale te kryera ne ngarkim te tij. Sipas akuzes, 29 vjecari lindur ne Vlore ka marre pjesen ne banden kriminale te njohur si "banda e Gaxhait", bande rivale kjo me ate te Zani Caushit. Ne ditet ne vazhdim Sinomatit do t'i komunikohen te gjitha akuzat qe rendojne mbi te, si dhe denimet qe ka marre ne mungese. Ngjarjet per te cilat akuzohet i pandehuri kane ndodhur gjate trazirave te vitit 1997 ne qytetin e Vlores.
Banda
Nga hetimet e prokurorise, Gaxhai se bashku me te pandehurit e tjere per te krijuar idene e nje grupi te organizuar qe mbronte zonen, here pas here ndihmonte me para njerezit e fshatit. Gjithashtu nga hetimet rezulton e provuar se mjaft shtetas qe kishin konflikte me persona te ndryshem ne Vlore, shkonin tek Gaxhai ne Cerkovine per t'u zgjidhur problemet e tyre.
Krimet
Prokuroria e Krimeve te Renda e akuzon te ekstraduari Sokol Sinomati per pese vrasje, si dhe disa vjedhje te kryera ne kuader te bandes kriminale. Ne ditet ne vazhdim mbrojtesi i tij, do te paraqese konkluzionet perfundimtare ne lidhje me akuzat e prokurorise, ndersa gjykata do te jape vendimin perfundimtar.
7 Vjet ishte shpallur ne kerkim Sokol Sinomati. I pandehuri eshte gjykuar dhe denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare dhe Apelit Vlore, ne mungese. Pas arrestimit dhe lirimit ne vitin 1999 i pandehuri eshte larguar nga vendi yne per ne Itali, ku edhe u arrestua.