E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keci: Kontestim gjyqesor buxhetit te bashkise

Prefekti i Tiranes, Ruzhdi Keci eshte shprehur dje se ligjerisht, tashme i ka mbetur vetem rruga gjyqesore per te kontestuar buxhetin e bashkise se Tiranes. Duket se prefekti ende nuk e ka vendosur nese do te beje padi per ta kundershtuar buxhetin, por gjithsesi, mbetet qe te vleresoje situaten. "Deri tani mund te them se ende nuk me ka mberritur zyrtarisht materiali i mbledhjes se fundit te Keshillit Bashkiak, pra se c'ka ndodhur atje", tha prefekti i Tiranes, Ruzhdi Keci. Sipas ketij te fundit, tashme buxheti i bashkise quhet i hapur, dhe e vetmja e drejte e prefektit per te kontestuar vendimin e Keshillit, do te jete rruga gjyqesore. Ky ka qene reagimi i numrit nje te Qarkut te Tiranes, prefektit Ruzhdi Keci, pak dite pas shpalljes se buxhetit, te miratuar. Keshtu, kater dite me pare, Keshilli Bashkiak i Tiranes, shpalli te miratuar buxhetin e Tiranes, pas disa ndryshimeve qe i ishin bere atij, ne perputhje me kerkesat per ndryshime. Votave "pro" te keshilltareve socialiste iu shtuan edhe ato te Levizjes Socialiste per Integrim, dhe te partive te tjera te vogla. Ndersa, keshilltaret demokrate zgjodhen te braktisin sallen, pas ketij ndryshimi te qendrimit te anetareve te tjere te keshillit. Ne fakt, ne mbledhjen e 30 marsit nuk u be asnje votim, porse duke pasur parasysh edhe faktin qe LSI-ja ndryshoi qendrim, duke u kthyer pro buxhetit, duke i shtuar kesaj edhe faktin qe jane numeruar 29 vota, atehere, sipas anetareve, buxheti quhej i miratuar. Ne momentin kur eshte deklaruar nje gje e tille, keshilltaret demokrate kane braktisur sallen.

Demokratet

Keshilltaret e bashkise se Tiranes, nuk jane pajtuar me vendimin e kreut te Keshillit Bashkiak per te quajtur buxhetin te miratuar. Keshtu,kane refuzuar ta cojne deri ne fund, mbledhjen e 30 marsit. Ata nuk kane pranuar kurrsesi qendrimin e pjeses tjeter te Keshillit, duke u shprehur se gjithcka behej ne kundershtim me ligjin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›