E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Euro Banka", valuta e falsifikuar vinte nga Italia

Te arrestuarit e kapur me valute fallco, kane mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranes. Gjate marrjes ne pyetje nga oficeret e Policise Gjyqesore, ata kane deklaruar se shuma prej 2 mije dollare dhe 1200 euro te sekuestruara ua kane dhene, si shperblim te punes qe kane kryer jashte vendit, kohe kur kane qene ne emigrim. Te arrestuarit kane mohuar te kene pasur dijeni, se te hollat kane qene te falsifikuara. Burime nga akuza kane bere me dije qe dyshohet se valuta fallso ka hyre ne vendin tone nga Italia. Sipas burimeve dyshohet se shuma e lekeve eshte futur nga ana e te pandehurit Hasan Dardha, i cili mesohet te kete qene emigrant ne Itali prej disa kohesh. Sot pritet qe te pandehurit te dalin para gjykates, ku edhe do te njihen me masat e tyre te sigurise. Tre te arrestuarit jane Hasan Dardha, 24 vjec, Altin Plaku, 23 vjec, dhe Hekuran Curri, 25 vjec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›