Popullariteti i Obames ka kufij
Takimi i G20-es u shoqerua me protesta ne Londer. Ne mesin e protestuesve kishte nga kundershtaret e globalizimit, tek grupet anti-lufte apo njerezit e prekur nga kriza ekonomike. Protestat perkonin me viziten e pare si president te Barack Obamas ne Evrope
Nga Jan Jun
Nje pjese e madhe e Londres qendrore, qe perkon dhe me pjesen tregtare te kryeqytetit britanik, ka qene e bllokuar per automjetet gjate mbajtjes se takimit te G20-es, perfaqesuesve te 20 ekonomive me te medha ne bote. Kordoni i policeve eshte perpjekur te mbaje nen kontroll disa grupe protestash. Humori i mire mbizoteronte fillimisht ne te kater grupet e ndryshme te protestuesve, duke pasur parasysh qe britaniket dine ta perjetojne te drejten e tyre te protestes. Protestuesit kishin vene maska apo kostume te llojeve te ndryshme, te shoqeruar nga grupe muzikore. Parullat ishin pjese thelbesore e ketyre protestave. "Ne nuk paguajme per krizen", "Merrni vendime te ndershme", apo "7 milione irakiane jane vrare, plagosur dhe kane mbetur te pastrehe qe nga 2003" - ishin nder parullat me te shpeshta. Megjithese ne mesin e protestuesve ka pasur grupime te ndryshme, nje teme qe e perbashket per te gjithe - zhgenjimi ne rritje me presidentin amerikan, Barack Obama.
George, nje nga protestuesit, thote se eshte i papune dhe nuk eshte aspak entuziast me Obaman, duke pasur parasysh premtimet e tij gjate fushates per nje periudhe te re ndryshimesh. "Mendoj se Obama do te vazhdoje te ruaje status quo-ne. Nuk besoj se do te ndryshoje dicka apo se do te ndihmoje shume prania e tij. Ndoshta ai ka synime pozitive, por ende jane te njejtit njerez pas presidentit amerikan. Presidenti ka vetem nje pushtet te kufizuar", thote George. Qendrim te ngjashem shpreh dhe Garry, nje tjeter protestues ne Londer. "Ai eshte vetem nje njeri, pavaresisht sa i fuqishem eshte. Nje njeri nuk mund te ndryshoje gjithcka. Se paku jo ne ditet tona", pohon Garry. Por, protestat ne Londer u kthyen ne te dhunshme si pasoje e nje grupi anarkistesh qe sulmuan nje nga ndertesat e Royal Bank of Scotland. Nje protestues humbi jeten, kurse 86 te tjere jane arrestuar. Grupe protestuesish u pane thuajse ne te kater anet e Londres ne prag dhe gjate takimit te G20-es. Thuajse tek te gjithe ekzistonte pershtypja se Obama kishte deshtuar te ofronte ndryshimet e premtuara gjate fushates presidenciale.
Tony, protestues nga Holanda, nuk e fsheh zhgenjimin me presidentin amerikan. "Deri tani nuk ka bere ndonje ndryshim themelor per te ndryshuar sistemin ne krahasim me ate qe ka qene me pare. Ai po terheq trupat nga Iraku, por po rrit pranine ushtarake ne Afganistan dhe ne Pakistan. Mendoj se kjo eshte nje politike shume e rrezikshme", thote protestuesi holandez.
REL