E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstremi i djathte evropian dhe objektivat e tij

Imigracioni eshte nje nder temat me te nxehta sot ne Evrope. Kjo ceshtje u ka dhene material per debat organizatave te ekstremit te djathte dhe ka nxitur per veprim partite politike dhe qeverite evropiane. Debati eshte shfaqur edhe ne forumet ne internet. Ne vazhdim ju njohim me programin e njerit prej ketyre grupeve dhe evolucionin qe pershkojne levizje te tilla ekstreme.

Liga Angleze e Mbrojtjes ka dale ne rruge per te percuar mesazhin e saj. Kjo organizate ka nje program nacionalist te ngjashem me programet e shume grupeve te ekstremit te djathte ne Evrope.

Liga vazhdon demonstrimin e saj prane parlamentit britanik por nuk ka perfaqesim ne qeveri ndryshe nga grupe te tjera te se djathtes ekstreme.

Anetaret e Liges Angleze te Mbrojtjes pretendojne se jane paqesore. Protesta e kesaj radhe ishte paqesore por me pare tubimet e organizates kane precipituar ne dhune.

Organizata thote se nuk eshte raciste. Por ajo argumenton se myslimanet po perpiqen ta ndryshojne shoqerine britanike dhe jo te integrohen ne te. Kjo e irriton Gail Speight nje nga themeluesit e organizates

Kam miq te besimit sik. Kam miq zezake. Por myslimanet kane nje perspektive tjeter mbi jeten.

Liga Angleze e Mbrojtjes u themelua ne 2009. Por ideologjia e saj ka ekzistuar prej vitesh thote Andrea Mamone ekspert per te djathten ekstreme ne Evrope

Galaktika e ekstremit te djathte ka qene vazhdimisht ne perpjekje per te krijuar identitetin e saj qe nga koha e fashizmit duke identifikuar nje element armik dike qe eshte ndryshe.

Max Levitas ishte elementi ndryshe ne rruge ne vitin 1936

Mijera vete ishin mbledhur ne rrugen Cable dhe policia iu versul njerezve ne menyre qe te hapte rruge per fashistet.

Incidenti qe njihet si beteja ne rrugen Cable eshte perjetesuar ne kete mural. Zoti Levitas dhe fqinjte e tij u perleshen me policine per te ndalur marshimin fashist ne nje lagje kryesisht hebraike

Njerezit qellonin me mbeturina e gure kuajt e policise.

Zoti Levitas thote se nuk ka shume ndryshim nga fashistat e asaj kohe dhe Liges Angleze te Mbrojtjes sot

Liga eshte nje organizate fashiste qe duhet ndaluar me ligj.

K. Biswas po shkruan nje liber per ekstremin e djathte ne Evrope. Ai thote se kjo levizje i ka rrenjet ne fashizmin e shekullit te 20 por nuk eshte fashiste

Keto parti jane perpjekur ta shkepusin veten nga e kaluara e dhunshme. Ata kane folur hapur kunder anti-semitizmit dhe po kerkojne ndryshime permes mjeteve demokratike.

Disa anetare te Liges Angleze te Mbrojtjes thone se shpresojne qe programi i tyre ne te ardhmen te perfshije synimin per perfaqesim ne qeverine e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›