Ekstremi i djathte faktor ne rezultatin e balotazhit ne France

Marine Le Pen udheheqesja e Frontit Kombetar francez e ekstremit te djathte doli e treta ne zgjedhjet e fundit presidenciale te muajit te kaluar. Perkrahesit e saj mund te jene vendimtare ne percaktimin e fituesit te balotazhit mes Presidentit Nikola Sarkozi dhe rivalit te tij socialistit Francois Hollande. Korrespondentja Lisa Bryant njofton nga Parisi
Mijera perkrahes te Frontit Kombetar qe moren pjese ne demonstratat e pervitshme te 1 Majit ne Paris ishin me humor shume te mire. Ata brohorisnin qe udheheqesja e partise Marine Le Pen kishte dale ne vend te trete ne raundin e pare te zgjedhjeve presidenciale.
Ata shoqeruan me zhurma zonjen Le Pen qe tallej me dy kandidatet qe do te dalin ne balotazh. Disa ore me pas dhe disa kilometra me tutje nga tubimi i Frontit Kombetar Presidenti Sarkozi zhvilloi nje tubim po me rastin e 1 Majit
Ne nje interviste qe dha per radion franceze zoti Sarkozi thote se eshte e rendesishme te degjohet zeri i atyre qe votuan per Frontin Kombetar. Vota e tyre eshte nje klithme revoltimi dhe deshperimi thote ai ne nje kohe kur ekonomia franceze lengon dhe papunesia eshte pothuajse 10 per qind.
Zonja Le Pen nuk ka shprehur mbeshtetje per asnjerin kandidat. Perkrahesit e saj si studentja Helene Justin nuk dine per ke te votojne.
Studentja Justin thote se asnjeri nga kandidatet nuk ia mbush mendjen plotesisht. Ajo i konsideron te dy si kandidate qe kujdesen vetem per eliten. Pensionisti Gerard Virginier shpreh te njejtat pikepamje
Ai thote se te dy kandidatet jane te padeshirueshem per te por ka vecanerisht antipati per zotin Sarkozi i cili thote ai vodhi axhenden e Frontit Kombetar ne vitin 2007 dhe kur u be president nuk e respektoi ate.
Ne keto kohe te veshtira shume franceze kane perqafuar mesazhin e Frontit Kombetar kunder Bashkimit Evropian dhe imigracionit. Afro nje e pesta e votuesve hodhen votat per zonjen Le Pen ne raundin e pare. Por nuk dihet si do te votojne ata me 6 maj. Analisti Philip Whyte punon per Qendren per Reforma Evropiane me seli ne Londer
Gjate fushates ne raundin e dyte zoti Sarkozi eshte perpjekur te terheqe votuesit e Frontit Kombetar. Ai ka bere disa komente negative ne drejtim te imigracionit. Po ashtu ai po flet me shume per politika proteksioniste ne aspektin ekonomik.
Anketat tregojne se zoti Sarkozi mund te mundet te dielen. Atij i mbeten fare pak dite per te bindur votuesit e Frontit Kombetar qe ta mbeshtesin per nje mandat te dyte.