Serbia ne prag te zgjedhjeve

Synimi i Serbise per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian do te vihet ne prove ne zgjedhjet e pergjithshme kete fundjave. Zgjedhjet vene perballe demokratet ne pushtet qe shihen si pro-perendimore dhe nacionalistet te cilet premtojne vende pune rimekembje ekonomike dhe lidhje me te ngushta me Rusine.
Rreth shtate milione votues ne Serbi do te zgjedhin presidentin e vendit parlamentin me 250 vende dhe keshillat vendore. Votimi i trefishte zhvillohet mes problemeve te thella ekonomike papunesise dhe pakenaqesive te medha per renien e standardeve te jeteses.
Votimi i se dieles eshte kyc per planet e Serbise per tu bere anetare e Bashkimit Evropian pas izolimit te viteve 90.
Zgjedhjet mund te percaktojne gjithashtu nese Serbia do te vazhdoje pajtimin me fqinjet duke perfshire Kosoven e cila shpalli pavaresine ne vitin 2008.
Dy pretendentet kryesore jane Partia Demokratike me udheheqesin e saj Boris Tadic te cilet jane pro Bashkimit Evropian dhe Tomislav Nikolic i Partia Progresiste qe ka mbeshtetjen e Rusise.
Zoti Tadic i cili dha doreheqjen si president per tu hapur rruge zgjedhjeve te parakohshme tha dje ne nje miting te Partise Demokratike se eshte i bindur per fitoren.
Ne do ti fitojme keto zgjedhje do te fitojme edhe ne vitin 2016. Do te fitojme sepse kemi nje ekip qe eshte me i forti kemi grupin me kompetent tha zoti Tadic.
Ne muajin mars zoti Tadic beri qe Serbia te marre statusin e kandidatit per ne BE pas arrestimit te shumepritur te Ratko Mlladicit dhe Radovan Karaxhicit.
Tomislav Nikolic ish aleat i Milloshevicit ka gjetur mbeshtetje mes votuesve me komentet e tij populiste duke kritikuar padrejtesite e medha sociale dhe korrupsionin ne Serbi si dhe me premtimet per vende pune siguri financiare dhe investime te huaja prej miliarda dollaresh ne qofte se ai dhe partia e tij te fitojne.
Megjithe shperthimet e herepashershme te retorikes nacionaliste fushata parazgjedhore eshte perqendruar kryesisht tek ekonomia e dobet ku papunesia arrin 24 per qind dhe te borxhi i huaj prej 30 miliarde dollaresh.
Problemi me i madh i zotit Tadic mbetet renia ekonomike dhe korrupsioni brenda elites ne pushtet.
Njerezit duhet te shkojne e te votojne ne keto zgjedhje thote Aleksandar Ristic nje 30-vjecar qe ka nje biznes te vogel ne Beograd. do vote mund te vendose fatin e Serbise. Nese u beson apo jo politikaneve kjo eshte ceshtje personale.
Zoti Nikolic i cili me pare ka humbur me rezultat te ngushte dy zgjedhje presidenciale kunder zotit Tadic thote se nga nje anti-perendimor i vendosur tani mbeshtet anetaresimin ne BE dhe se e do Serbine si ne Perendim ashtu edhe ne Lindje.
Asnjeri nga kandidatet per president Tadic dhe Nikolic nuk ka gjasa te marrin me shume se 50 per qind te votave ne raundin e pare prandaj pas dy javesh pritet te zhvillohet nje balotazh.