Ekstremiste te Boko Haram sulmojne kisha ne Nigeri

Boko Haram le gjurme gjaku ne Nigeri dhe kjo prej kohesh. Luften e hapur kunder shtetit organizata sektare e ka filluar para dy vjetesh. Fundamentaliste te armatosur deri ne dhembe terhoqen ne vitin 2009 ushtrine nigeriane ne luftime qe zgjaten disa jave. Ne veri te vendit u vrane 800 vete policia ekzekutoi udheheqesit e sektit. Qe atehere Boko Haram hakmerret duke ndezur bomba para institucioneve ushtarake ne restorante dhe kisha dhe ne gusht edhe ne seline e OKB-se ne Abuja.
Megjithese ata marrin persiper pergjegjesine shume pak dihet lidhur me grupin misterioz te fanatikeve islamiste qellimet e tyre jane kontradiktore. Nje gje eshte e sigurte Boko Haram deshiron te zbatoje ligjin islamist te sheriatit ne te gjithe Nigerine. Hussaini Abdou e organizates Action Aid Nigeria thote Boko Haram eshte nje levizje e te rinjve muslimane qe mund te quhen ekstremiste. Ata kundershtojne edukimin perendimor. Radikalizimi lidhet ngushte me gjendjen e keqe ekonomike. Boko Haram eshte bere pike takimi per te rinjte pa arsim dhe pa pune.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Atentat i Boko Haram ne Maiduguri
Boko Haram e ka te lehte te rekrutoje fanatike te rinj
Keshtu thote Harouna Yerima profesor nga qendra e ketij sekti Maiduguri. Per te fenomeni Boko Haram eshte edhe nje shenje e deshtimit te politikaneve. Sidomos nga pasuria e madhe e naftes se Nigerise njerezit nuk perfitojne. Varferia eshte bere gangrene ne shoqeri. Shume nuk kane pune nuk dine as te lexojne dhe as te shkruajne dhe korrupsioni eshte marramendes. Ne pergjithesi situata eshte aq e keqe saqe mua nuk me habit fakti qe krijohen grupe te tilla si Boko Haram.
Kjo eshte me shume nje ventil per zhgenjimin social. Levizja e quan veten edhe Vellazeria sunite ne kryerjen e luftes se shenjte. Ne fakt sulmet behen gjithnje e me profesionale gjithnje e me shpesh kryhen atentate kamikaz me bomba ne makina. Per ekspertin e terrorizmit Mathieu Guidre kjo eshte dora e Al Kaides.
Kontaktet me Al Kaiden
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Ndermjet Boko Haram dhe AQIM Al Kaides ne Magrebin islam ka lidhje te qarta. Ka deshmi per shume takime ndermjet shefit te AQIM Abdelmalek Droukdal dhe udheheqesve te Boko Haram. Droukdal u ka premtuar ekstremisteve nigeriane para arme dhe trajnim per luftetaret terroriste kjo ka qene ne vitin 2010.
Kjo nuk eshte e gjitha. Gazeta Wall Street Journal ka fragmente nga dosjet e sherbimit te fshehte nigerian. Ne to thuhet se anetare te Boko Haram jane stervitur ne vitin 2007 ne kampet terroriste ne Afganistan tek salafistet ne Algjeri dhe Mauretani dhe kane mesuar si te ndertojne bomba vec kesaj ka deshmi per kontakte ndermjet luftetareve te Boko-Haram dhe grupit terrorist somalez Al Shabaab gjithashtu nje dege e Al Kaides.
Por qeveria e Nigerise megjithe vendosmerine qe tregon duket e pafuqishme. Presidenti i ri Goodluck Jonathan nuk ka mundur deri tani te siguroje qetesine me reformat politike dhe ekonomike. Receta efektive kunder terrorit Nigeria nuk ka gjitha forcat me para dhe as nuk munden me mjete ushtarake. Boko Haram rrezikon te dale jashte kontrollit. Sulmi pasues i sektit misterioz eshte sipas shume eksperteve vetem ceshtje kohe.
Autor Alexander Gberl / Angjelina Verbica
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora