Sistemi per paralajmerimin e cunameve nga Gjermania nuk funksionon

Agjencia teknologjike indoneziane BPPT monitoron funksionimin e fucite sinjalizue ne det. Por sipas drejtuesit te projektit Wahyu Pandu trupat lundrues kane funksionuar vetem per nje kohe shume te shkurter. Kater prej tyre qe jane vendosur ne bregdetin e Sumatres tani kane defekt. Dhe tre te tjera ne oqeanin Indian ne jug te Javes gjithashtu nuk funksionojne me. Ai dyshon se shume peshkatare nuk i njohin vozat sinjluzuese si pajisje te ndjeshme dhe perplasen me to me varkat e tyre. Nuk perjashtohet as mundesia qe ti kene vjedhur sensoret e shtrenjte mbi fuci.
Te gjitha keto fucite sinjalizuese kane qene nje here defekt. Nganjehere jane te prere litaret ose ato goditen nga anijet ose thjesht jane vjedhur sensoret. Ne zonat ku vendosim keto pajisje peshkohet shume. Aty vijne shume peshkatare dhe hedhin rrjetat e tyre. Ne mbikqyrin gjithsej 19 voza. Krahas fucive gjermane disa vijne edhe nga Amerika. Disa te tjera i kemi ndertuar vete. Shpesh keto aparatura demtohen nga vandalizmi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peshkatare ne Banda Aceh Indonezi
Edhe nga Tajlanda dhe India njoftohen deme ne fucite sinjalizuese te sistemit per paralajmerimin e cunamit thote Wahyu Pandu. Nuk eshte e thjeshte qe ti kontrollosh ato perhere. As marina indoneziane nuk mund ti kontrolloje te gjitha zonat. E gjitha veshtiresohet edhe nga problemet me furnizimin me pjese kembimi.
Komplikacione ne riparim dhe zevendesimin e pjeseve te kembimit
Keto fuci jane mjaft te komplikuara. Kur ato demtohen duhet ti marrim perseri ne breg. Ne na duhet nje anije ne qofte se duam ti marrim ne breg. Pastaj duhet ti kontrollojme pajisjet nga ana teknike dhe ti rivendosim ne vendin e tyre. Ky eshte nje proces i gjate dhe i veshtire. Edhe per riparimin e tyre kemi veshtiresi qe te marrim pjese kembimi nga Gjermania. Pra do te zgjase ca deri sa ti riparojme.
Tani po punohet ne tri fuci. Pandu mendon se riparimet do te zgjasin deri vitin e ardhshem. Nga gjithsej 14 fucite qe u shperdane fillimisht neper detra punojne me se shumti pese. Per nje sistem efektiv paralajmerues Indonezise i nevojiten ne fakt 22 trupa mates. Rajonet e rrezikuara jane nder te tjera bregu perendimor i Sumatres dhe Bregu jugor i Javes. Edhe ishujt Bali dhe Papua jane te kercenuar nga cunami. Momentalisht sistemi paralajmerues nga Gjermania nuk funksionon.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Cunami ne Indonezi
Indonezia varet nga sistemet e paralajmerimit te vendeve te tjera
Ka edhe pajisje te tjera per matjen e termetit dhe matjen e siperfaqes se detit ne bregdet. Keto pajisje monitorohen nga zyra e meteorologjise. Pervec kesaj ne oqeanin Indian ka edhe sisteme te tjera paralajmeruese nga cunami. Australia ka nje sistem paralajmerues ne afersi te Christmas Island. Edhe ne Indi dhe Tailande ka sisteme paralajmerimi. Ne mund ti perdorim pjeserisht edhe keto sisteme.
Autor Zaki Amrullah / Angjelina Verbica
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora