OKB nënshkruan marrëveshje me Irakun për zhvendosjen e refugjatëve

Në një deklaratë, Misioni për Ndihmë i Kombeve të Bashkuara në Irak, tha se marrëveshja përcakton një proces në të cilin banorët do të shkojë në një vend të përkohshëm.
Është thënë se nga ky vend i përkohshëm, agjencia e OKB-së për refugjatë do të merret me të kthyerit për të përcaktuar statusin e tyre të refugjatëve, me qëllim të rivendosjes së tyre jashtë Irakut.
Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur këtë marrëveshje.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka thënë përmes një deklarate se kjo marrëveshje shënon “një hap të rëndësishëm përpara rreth gjetjes së një zgjidhje humane për situatën e tanishme” në Kampin Ashraf.
Në deklaratë thuhet se Washingtoni është “inkurajuar nga vullneti i qeverisë irakiane për të zhvilluar këtë plan” duke shtuar se Shtetet e Bashkuara presin që Iraku të zbatojë të gjitha përgjegjësitë e veta që dalin nga kjo marrëveshje.