Ekstremistët serbë, ‘mobilizohen’ për Kosovën

Ekstremistët serbë kërkojnë mobilizim të ri për ‘ruajtjen’ e Kosovës. Lëvizja serbe Dveri ka vlerësuar se ka ardhur koha për krijimin e bllokut të përbashkët patriotik që do të ishte kundër hyrjes së Serbisë në BE dhe për mbrojtjen e Kosovës.
Mitingu i serbëve të Kosovës në Beograd më 10 maj kundër Marrëveshjes së Brukselit është rast për ta formuar këtë bllok.
Në kumtesën e Dveri-t theksohet se deri në vitin 2006 vetëm Partia Liberale Demokratike është angazhuar për pavarësi të Kosovës e tani për pavarësi angazhohen edhe Partia Demokratike (DS), Partia Socialiste e Serbisë (SPS) dhe Partia Përparimtare serbe (SNS) edhe pse në zgjedhje nuk e kanë marrë këtë mandat nga populli.
"Ai që e tradhton Kosovën , do ta tradhtojë edhe Rashkën, edhe Vojvodinën, edhe Preshevën e Bujanocin”, thotë kumtesa e kësaj lëvizje që e transmetojnë mediet serbe./Indeksonline/