E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekuador, rrëzimi i një autobusi shkakton 34 viktima

34 persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur pasi një autobus u rrëzua sot në një përrua në jugperëndim të Ekuadorit.

Lajmi bëhet i ditur nga policia vendase, e cila sqaron se numri i viktimave mund të rritet duke qenë se gjashtë persona mendohet të jenë bllokuar në automjetin, i cili transportonte shumë persona.

"Aksidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një problem mekanik", deklaroi Iniguez, shef i policisë së lokalitetit El Carmen, në provincën Manabi.

Mediat lokale raportojnë se në mesin e viktimave rezultojnë të jenë edhe shumë fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›