E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi i lumtur me fitoren e parë me Palermon

Trajneri i ri i Palermos, Delio Rossi, është i lumtur me fitoren e parë të tij me ekipin e ri ndaj Cagliarit.
Palermo shënoi dy herë brenda nëntë minutash për të kompletuar rikthimin nga 1-0 në 2-1 në takimin ndaj Cagliarit . "Tre pikët arritën, djemtë treguan karakter dhe zemër të madhe. Iu kam dhënë vetëm dy këshilla në pauzën mes pjesëve, andaj merita për rikthimin iu takon lojtarëve dhe jo mua", ka thënë Rossi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›