E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzaminimet gjate 9 muajve te shtatzenise Luljeta Ndoka



Te gjitha femrat qe duan te ngelen shtatzene, apo kane ngelur tashme, duhet t'u nenshtrohen nje sere analizash dhe ekzaminimesh. Mjeku Nurian Ohri rekomandon qe vizita e pare prenatale te kryhet para fekondimit, per t'i lejuar mjekut te identifikoje semundje te mundshme. Eshte pikerisht vizita paraprake, ajo e cila con ne disa perfundime mbi shendetin riprodhues te femres cka ben qe mjeku te keshilloje pacienten te beje kujdes mbi perdorimin e duhanit, drogat e ndryshme, alkoolin dhe substanca te tjera, si dhe te verifikoje gjendjen klinike te pacientes. Gjithashtu, mjeku gjinekolog Nurian Ohri thote se duhet te shpjegohen masat higjienike si nje diete e sakte, ushtrimet fizike dhe intervali nga nje shtatzeni ne nje tjeter dhe nese eshte e nevojshme, pacientja duhet te drejtohet ne strukturat e duhura te specializuara. Cdo problem social dhe mjekesor duhet te vihet ne dukje dhe te trajtohet. "Te gjitha grate shtatzena duhet te vizitohen ndermjet javes se 6-te dhe te 8-te te shtatzenise (domethene kur menstruacionet jane nga 2-4 jave me vonese, per te pare epoken gjestacionale dhe te parashikohet data e mundshme e lindjes", - thote mjeku. Ai ben me dije se vizita e pare duhet te perfshije nje vizite te plote, duke perfshire matjen e peshes, gjatesise dhe presionit arterioz, prekja e qafes dhe tiroides, degjimi i zemres dhe i mushkerive, ekzaminimi i gjoksit, i barkut dhe gjymtyreve, si dhe nje analize e fundit e syrit. Vizita me dore e rektumit dhe vagines verifikon dimensionet dhe formen e mitres dhe gjendjen normale te anekseve. Sipas gjinekologeve, analizat e laboratorit duhet te perfshijne nje analize gjaku per te pare parametrat e rruazave te kuqe, hemoglobines, rruazave te bardha, trombocitet, dimensionet e rruazave. Gjithashtu, duhen kryer analizat e funksionit hepatik dhe renal, nje test per virusin e hepatitit B, nje analize bakteriologjike per gonorrene dhe klamidian, tipizimin e grupit te gjakut dhe faktorit rezus, nje analize e plote e urines, nje analize bakteriologjike te urines dhe nje test te qafes se mitres. Nje radiografi e toraksit eshte e nevojshme vetem nese pacientja eshte pozitive per nje semundje kardiake ose te mushkerive, ne rast te kundert, ekspozimi ndaj rrezeve X duhet te shmanget gjate shtatzenise, sidomos gjate 3 muajve te pare. Gjithsesi, nese kerkohet nje analize radiologjike, fetusi duhet te mbrohet. Ekografia eshte metodika me e perdorur ne obstetrike. Shume mjeke obsteter mendojne qe, ne cdo shtatzeni, duhet te kryhet te pakten nje analize ekografike per t'u siguruar qe ecuria eshte e duhur. Mitra e mbushur me leng lehteson shikimin ekografik te fetusit dhe te placentes dhe profili i rrumbullakosur i abdomenit e ben skanimin me te mire. Shtatzenia mund te vihet re qe nga java 4-5 dhe zhvillimi fetal mund te ndiqet deri ne lindje. Ekografia e ekzekutuar ne rruge transvaginale eliminon nevojen e nje fshikeze te mbushur dhe dallon kavitetin e femijes me pare se ekografia e abdomenit.

Ekzaminimet qe duhen bere nga java e pare e shtatzenise, deri ne fund

Nje vizite e pergjithshme e gruas, mundesisht para se te ngelet shtatzene

Nje vizite gjinekologjike, mes javes se 4 dhe te 6 te shtatzenise

Ne viziten e pare duhet matur pesha, gjatesia, dhe presioni i gjakut

Duhet ekzaminuar edhe tiroidja zemra dhe mushkerite, gjoksi, gjymtyret, syte

Vizita me dore e rektumit dhe vagines verifikon dimensionet dhe formen e mitres

Duhet bere nje analize gjaku per matjen e rruazave te kuqe e te bardha, hemoglobines, trombociteve

Analiza e urines komplet dhe analiza bakteriologjike e saj

Analiza per hepatitet, gonorrene, klamidian, grupin e gjakut, test i qafes se mitres

Analize per toksoplasmozen

Analize te elektroforezes per talasemine

Vazhdimisht duhet matur tensioni i gjakut

Ne menyre te vazhdueshme, analize urine per albuminen

Ekografi mundesisht ne muajin e pare, eko morfologjike ne muajin e peste

Kalendar

Intervalet e kontrolleve deri ne muajin e nente

Sipas mjekut Ohri, vizitat e kontrollit duhet te kryhen me intervale 4-javore deri ne javen e 32-te, cdo 2 jave deri ne javen e 36 dhe pastaj cdo jave deri ne momentin e lindjes. Ne cdo vizite duhet te matet pesha dhe tensioni i pacientit dhe dimensionet e mitres, per te pare nese rritja i korrespondon periudhes gjestacionale. Te rrahurat e zemres mund te ndihen me ane te doplerit qe ne javen e 10-12. Nga java e 18 mund te degjohet me stetoskop te bere qellimisht (DeLee-Hillis) dhe te regjistrohet gjate cdo vizite. Kaviljet e pacientes duhet te vezhgohen per gjetjen e edemave te mundshme. Urina duhet te analizohet per albuminen dhe glukozen ne cdo vizite dhe hematokriti matet cdo trimester. Femrat me rrezik te larte per gonorre ose infeksione klamidia duhet te perserisin nje analize bakteriologjike ne javen e 36.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›