E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Shqiptaret, te bashkuar ne Bruksel

Ne ceremonite e zhvilluara dje ne Prizren nuk kane munguar dhe politikane nga Maqedonia. Kryetari i partise Bashkimi Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, u ndal ne simboliken e bashkimit te shqiptareve, duke theksuar se ashtu si ne te shkuaren, shqiptaret duhet te ndjekin serish rrugen e bashkimit per ne Bruksel. "Nga gjaku i Prizrenit, Dibres, Frasherit apo Vokshit, u transmetuan ne dejet tona vendosmeria per liri. Keta burra, 134 vjet me pare bashkuan shqiptaret, nga Preveza e Arta ne jug e deri ne Mitrovice ne veri. Duke bere per vete idealet e Lidhjes se Prizrenit, duhet te punojme per te bashkuar te gjithe shqiptaret ne Bruksel, ne nje Europe pa viza dhe te lire per te gjithe bashkekombesit tane, pasi pervecse jemi shqiptare, te gjithe ne jemi edhe europiane", - u shpreh Ahmeti. Kreu i BDI-se ka theksuar se pergjate viteve kombi shqiptar ka ditur t'u mbijetoje padrejtesive dhe te realizoje aspiratat me te larta. Ai ka theksuar se lidhja e Prizrenit eshte nje nga momentet me kulmore, ku shqiptaret arriten te krijojne struktura te qarta dhe te flasin ne nje ze per te drejtat e tyre, duke derguar zerin e tyre deri ne kancelarite europiane te kohes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›