E Diel, 1 Nëntor 2026

Tabela me fituesit e fundit, vendimtare per zgjedhjen e deges Luljeta Ndoka

Publikohet tabela me fituesit e fundit per cdo dege per maturen 2011, e cila do te jete mjaft e vlefshme per maturantet e ketij viti. Specialistet e Ministrise se Arsimit jane te mendimit se maturantet e sivjetme duhet te kene si pike referimi tabelen e vjetshme, ne menyre qe te shohin mundesite e tyre ne raport me piket qe kerkohen. "Gjithcka do te jete vetem si orientim, pasi nuk mund te jene te njejtat nivele pikesh cdo vit", - shprehen specialistet. Megjithate, praktika ka treguar se ajo eshte nje menyre efikase per t'u orientuar. Sa i perket zgjedhjes se deges,duhet pasur kujdes pasi rezultatet e provimeve te Matures Shteterore, konvertohen ne menyre te ndryshme, ne dege te ndryshme. Dhe, kjo ndodh per shkak te koeficienteve te lendeve qe keni dhene provim, dhe koeficienteve te shkolles se mesme ku keni kryer studimet. Sipas specialisteve te Agjencise Kombetare te Provimeve, nese ju keni kryer gjimnazin ne nje shkolle te mesme te pergjithshme, atehere koeficientet nuk ju prishin shume pune, pasi ato jane pothuajse maksimale per cdo dege, perjashtuar ato profesionalet. Keshtu, nese ju mesoni ne nje shkolle te mesme te pergjithshme, i keni te gjitha mundesite te merrni pike maksimale ne Juridik, vetem nese zgjidhni lende te ketij profili. Dhe keni mundesi qe te merrni note maksimale ne Mjekesi per shembull, nese zgjidhni matematike, fizike apo biologji. Por, nese keto lende jane te thelluara, atehere piket ose me sakte, kreditet, jane akoma me te shumta ne numer. Nga ana tjeter, nese keni kryer shkolle muzike. Po te kemi parasysh faktin se e drejta e animimit te rezultateve eshte hequr, vihet re se shpenzimet e maturanteve jane ulur sivjet. Vjet ata duhej te paguanin formularin 2 mije leke, nese donin te rishihnin testin duhej te paguanin edhe 400 leke, ndersa per rivleresim te testit, 1200 leke te tjera. Po te mblidheshin bashke, keto shifra dilnin mjaft te larta per maturantet, por sivjet ata duhet te paguajne vetem formularin. Sikurse behet e ditur, formulari A2 do t'i jepet maturantit, duke i mbajtur faturen e pageses se kryer. Formulari A2 eshte prodhuar i personalizuar per secilin nxenes te Republikes, qe ka plotesuar Formularin A1 dhe figuron ne bazen e te dhenave. Te dhenat per nxenesin merren nga plotesimi i Formularit A1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›