Meksike spektakli i fluturave
Me miliona flutura kanë mbërritur në qendër të shtetit Meksikan në Mikoakan, duke krijuar një spektakël të përvitshëm që tërheq shumë turistë, shkencëtarë por dhe vendas. Vizitorët në këtë park kanë pasur mundësinë të shohin nga afër fluturat në ngjyrë të zezë dhe portokalli. Fluturat monarke largohen nga i ftohti kanadez dhe veriu i shteteve të bashkuara të amerikës duke udhëtuar për milje të tëra për për tu riprodhuar në pyjet meksikane. Me qindra pemë të mbushura plot me flutura mund të shihen në një hapësirë prej 13 mijë hektarësh. Menjëherë pas lindjes së diellit me mijëra flutura mund të shihen nëpër degët e pemëve apo teksa pushojnë në gjethet e tyre. Këtë vit gjithësesi vendasit thonë se kanë parë më pak flutura, në krahasim me vitet e thera. Shumë shkencëtarë shprehen se ndryshimi klimaterik si dhe ndryshimet ekstreme të motit japin pasoja të konsiderueshme në popullimin e këtyre fluturave. Zyrtarët meksikanë kanë vendosur një tabelë në këtë park duke e cilësuar si një trashëgimi kulturore të Uneskos që nga viti 2008. Kjo rezervë natyrore ndikon dhe në turzimin vendas pasi janë me dhjetëra restorante dhe hotele që presin turistët që vijnë të shohin nga afër spektaklin e fluturave. Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se në gjashtë vitet e fundit kanë qenë rreth 738 mijë turistë që kanë vizituar zonën.