Çumani: Shoqëria më shumë kujdes ndaj jetimëve
Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë ka organizuar sot një ditë ndryshe për këta fëmijët. I pranishëm në këtë aktivitet Drejtori i këtij institucioni Ilir Çumani u shpreh se Shoqëria duhet të ketë më shumë kujdes ndaj jetimëve
TIRANE- Edhe pse festat e fundvitit po ua lenë vendin ditëve të zakonshme, sërish ka qenë Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë që ka ideuar gjithçka për të organizuar një ditë ndryshe për këta fëmijë jetimë.
Nënë tingujt e Himit të Jetimëve, e çelur sot veprimtaria sensibilizuese në ndihmë të fëmijëve jetimë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Intergimit të Jetimevë Shqiptarë, Ilir Çumani vuri theksin se sot më shumë se kurrë vihet re një lloj sensibiliteti dhe ndjeshmërie për fëmijët pa kujdes prindëror nga të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare. “Tashmë shoqëria po bëhet edhe më e përgjegjshme se nuk mund të ekzistoj e plotë nëse nuk hedh vështrimin te këta fëmijë, për t’i bërë pjesë të qënësishme të saj”, u shpreh Çumani në fjalën e tij.
Të pranishmit në Këtë sallë i përshëndeti edhe z/Ministrija e Brendëshme Iva Zajmi, e cila në fjalën e saj theksoi se vëmendja e institucioneve ndaj këtyre fëmijëve duhet të jetë e vazhdueshme, sepse ju jeni pjesa më në nevojë e shoqërisë ndaj dhe shtetit me mekanizmat e vetë institucional duhet t’a mbrojë dhe përkrahi këtë kategori.
Aktiviteti pasoi më një spektakël artistik, Në fund të veprimtarisë, Fondacioni “Fiaba”, me qendër në Bari të Italisë e ardhur enkas për këtë aktivitet u dhuroi këtyre fëmijëve dhurata e lodra
(a.r/balkanweb)