E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi i Shkopetit, deshmon ne gjykate e dashura e Maksim Lales

BURREL- Deshmia e te dashures se Maksim Lales, i ekzekutuar dhe percudnuar si kufome ne afersi te Shkopetit, e ka fundosur cdo alibi te te dyshuarit per krimin, Luftar Reci. I. V., vajza nga Tirana qe ka bashkejetuar per disa muaj me 35-vjecarin Lala, ne vitin 2005 kur ndodhi ngjarja, duke deshmuar para trupit gjykues diten e djeshme, ka rindertuar ne seancen gjyqesore ne Gjykaten e Shkalles se Pare Mat, skenat e krimit. Ajo eshte shprehur se me 10 maj 2005, ka folur me te dashurin e saj deri ne oret e vona te mbremjes dhe se ai i ka thene se po udhetonte nga Tirana ne drejtim te Burrelit, se bashku me Luftar Recin. "Une kam folur disa here me te dhe me thoshte se gjendej ne udhetim me Luftarin, por pas ores 22:00 telefoni i tij nuk eshte hapur me dhe kjo me beri merak", ka deshmuar vajza. Sipas deshmise, i ndjeri dhe i dyshuari, ishin shoke te ngushte dhe rrinin vazhdimisht bashke, por nuk dinte asgje rreth aktivitetit me te cilin merreshin ata. Ajo ka bere nje kallezim ne Komisariatin nr. 4 te Tiranes, duke u shprehur se Maksimi mund te ishte zhdukur. Prokuroria deri tani ka perfunduar pyetjen e deshmitareve dhe sigurimin e provave, ndersa pritet qe ne fillim te muajit mars, te formulohet dhe pretenca e organit te akuzes. Krimi mendohet se ka ardhur per shkak te nje rrjeti trafiku te mundshem, por qe nuk eshte zbardhur ende nga grupi hetimor. Luftar Reci, u arrestua nga Policia e Tiranes pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, si i dyshuar per vrasjen e bujshme te Maksim Lales, ne aksin kombetar Milot-Burrel, se bashku me nipin e tij Taulant Elezi, i cili eshte denuar edhe per ekzekutimin e nje taksisti ne kryeqytet, dy vjet me pare.

A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›