Kthehej nga Greqia, kapet i arratisuri nga burgu
Elbasan- U arratis nga burgu i Burrelit ne vitin 1997, arrestohet i denuari me 18 vjet per vrasje. Seksioni i Kerkimit ne drejtorine e policise se Elbasanit, ne bashkepunim me koleget e Gjirokastres, kane arrestuar Ilir Kosturin, 39-vjec, banues ne lagjen "Xhami" ne Peqin, pasi ishte larguar nga vendi i denimit gjate trazirave te vitit 1997. Burime zyrtare thane per gazeten "KJ" se Kosturi ka qene i denuar nga Gjykata e Tiranes per vepren penale te "vrasjes". Pas arratise ai nuk u kthye me per te vuajtur denimin dhe ka qene i shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Autori ka mundur te qendroje 12 vjet ne ilegalitet, me emer te rreme, duke i shpetuar per mrekulli kerkimeve te policise shqiptare dhe Interpolit. Gjate ketyre viteve, Ilir Kosturi dyshohet te kete qendruar ne Greqi. Por pikerisht kur ka menduar se ia kishte hedhur policise, eshte kthyer ne vendlindje. Por sapo ka shkelur ne doganen e Kakavijes, eshte identifikuar si person i shpallur ne kerkim. Policia e Gjirokastres ka njoftuar koleget e saj ne Elbasan, te cilet e kane izoluar ne paraburgim.
F. Salliu
F. Salliu