E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja me dhune ne port, Italia ekstradon Sinen

Interpol Tirana, ekstradon te kerkuarin per grabitje me dhune te nje personi ne territorin e portit te Durresit. Burime zyrtare te policise vendore thane se u be ndalimi dhe izolimi ne paraburgim i Perparim Sines, 30 vjec, banues ne lagjen numer 15 te Durresit. Ekstradimi eshte bere mengjesin e dites se djeshme nga Italia, nepermjet aeroportit te Rinasit. Mesohet se ndaj Sines, ishte bere shpallja ne kerkim me numer 556, te 26 qershorit 1998 dhe me pas nga Prokuroria e Rrethit, me urdher ndalimi, numer 2714, te dhjetorit 1998 dhe te Gjykates se Faktit. Gjate procesit ne mungese, trupi gjykues e ka denuar 30-vjecarin me 6 vite burg per akuzen e "vjedhjes me dhune", te kryer ne bashkepunim. Ngjarja ka ndodhur ne 27 mars 1998, ne territorin e Portit Detar Durres, ku Perparim Sina, ne bashkepunim me Mariglen Bakia, ky i fundit i arrestuar nga policia diten e ngjarjes, i kane vjedhur me dhune shumen prej 40 mije lekesh Erion K., banor i fshatit Nikel ne Kruje.

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›