E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e grekut, zbulohet grupi

SARANDE- Vdekja ne rrethana misterioze e 28-vjecarit grek Vasilis Gazelios, con ne pranga nje prej te dyshuarve, kurse kater te tjere u shpallen ne kerkim, mes te cileve edhe nje grek. Prokuroria e Sarandes aprovoi mesditen e djeshme fleten e arrestit ndaj Arben Isufit, 19 vjec, banues ne fshatin Markat, 15 km larg Janiarit, fshatit ku u gjend kufoma e grekut. Akuza e ngritur eshte ajo e "fshehjes te se vertetes", ndersa nuk jane rrezuar ende pistat e vrasjes ne bashkepunim dhe trafikut nderkombetar te narkotikeve. Ne kerkim eshte edhe daja i 19-vjecarit, dy shqiptare dhe nje grek, i quajtur Panajot. Ne cilesine e proves materiale eshte marre nje shishe e gjetur ne banesen e Isufit, nderkohe qe mjeket thane se Gazelios, kishte marre mbidoze qe i kishte shkaktuar edhe vdekjen. Isufi ka rrefyer para prokuroreve alibine e tij, se Gazelios kishte vdekur ne banesen e dajes se tij per shkaqe te panjohura dhe se nuk ishte vrare. Por gjate transportit me kal, ata e kishin braktisur trupin ne kufi.

Arrestimi

Arben Isufi, cilesohet si personi qe ka njoftuar policine greke mbi vdekjen e Vasilis Gazelios, dhe vendndodhjen e trupit te tij. Ai ka sqaruar pozicionin ku ndodhej kufoma dhe me pas eshte larguar, ashtu sikunder edhe personat e tjere qe kishin dijeni dhe ishin ne rrethin e miqve te te riut grek. Pas shoqerimit dhe mbajtjes ne izolim per 24 ore, Isufi eshte arrestuar mesditen e djeshme nga Prokuroria e Sarandes, me urdher te prokurorit te ceshtjes, C. Shahini, si personi kyc qe mund te zbardhe ngjarjen. Akuza e ngritur ndaj 19-vjecarit eshte "veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes". Burime zyrtare thane se ne kerkim eshte daja i te riut, 50-vjec, banues ne fshatin Ninat, dy bashkefshatare te tjere dhe nje grek i quajtur Panajot, shok i viktimes. Por prokuroria dhe policia mbajti sekret identitetet e tyre, duke konfirmuar se gjeneralitetet dhe fotot i jane shperndare pikave kufitare dhe policise se vendit fqinj, e interesuar per ceshtjen. Vasilis Gazelios njihej si person me precedente penale ne Igumenice, i denuar per krime te ndryshme dhe si perdorues narkotikesh. Familja kishte deklaruar humbjen prej tre ditesh, ndersa u gjet mesditen e 15 shkurtit afer vijes kufitare i vdekur, ne rrethana misterioze.

Rrefimi

"Gjate dites se shtune kemi qene ne shtepine e dajes tim, ne fshatin Ninat, se bashku me Vasilin, shokun e tij grek Panajotin dhe dy persona te tjere. Pasi hengrem darke rame per te fjetur, por ne mengjes vetem Vasili nuk u zgjua. Shkuam te krevati dhe e tundem qe te zgjohej, por ai nuk dha asnje shenje jete", ka rrefyer Arben Isufi para grupit hetimor per ngjarjen e ndodhur. Ne keto kushte, ata jane mbledhur se bashku dhe te shokuar kane diskutuar se cfare mund te benin. "Nuk e kuptuam perse kishte vdekur dhe kontrolluam perreth shtratit. Une gjeta nje shishe bosh dhe dyshova se ka qene e mbushur me droge, e cila eshte konsumuar nga Vasili dhe kete shishe ua dhashe juve", ka vijuar 19-vjecari. Prokuroria konfirmon se kete shishe e disponon, ne cilesine e proves materiale dhe po heton pisten e mbidozes. "Te trembur se mund te ndeshkoheshim, vendosem qe ta transportojme trupin e pajete te tij, matane kufirit shteteror. Kycem porten dhe nuk beme ze deri ne mbremje. E hodhem me nje kal, dhe se bashku u nisem drejt Janiarit. Nuk deshem qe ai te mbetej ne banesen e dajes tim, se do te kishim telashe me policine. Trupin e lame aty ne gemushe se, kujtuam qe e kishim kaluar kufirin", ka shpjeguar Arbeni gjate marrjes ne pyetje. Por i riu nuk ka dhene shpjegime perse eshte prishur vendngjarja dhe shkakun e arratise se dajes, dy shokeve dhe grekut.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›