E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje polic ne banden e vjedhjes se makinave

Durres- Efektivi i policise se Tiranes, zbulohet si organizator i nje grupi grabitesish te makinave. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Policine e Durresit dhe sektori Kunder Vjedhjeve, ka vene ne pranga mengjesin e dites se djeshme Martin Arreza, 22-vjec, polic ne Komisariatin nr. 3, Gentjan Shijakun, 38 vjec, Dorian Dedja, 25 vjec, dhe Artur Shijakun, 35 vjec. Aksioni eshte zhvilluar rreth ores 01:30 te mengjesit, nderkohe qe pergjimet e kryera kane zbuluar implikimin e grupit ne nje vjedhje makine, te ndodhur ne fund te muajit nentor te vitit te kaluar ne kryeqytet. Grupi hetimor po verifikon edhe raste te tjera, ku te dyshuarit mendohet se jane perfshire ne veprimtarine kriminale.

Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se operacioni eshte shtrire ne aksin Tirane-Durres per shkak se nje pjese jetonin ne kryeqytet dhe te tjeret ne qytetin bregdetar. Nga pergjimet e kryera ka rezultuar se te rinjte Dedja dhe Shijaku kishin lidhje me efektivin Martin Arreza. Ky i fundit gjate marrjes ne pyetje ka mohuar akuzen e ngritur, duke thene se makinen nuk e kishte vjedhur. "Ndalimi i te dyshuarve u be per shkak se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne daten 29 nentor 2008 kane vjedhur autoveturen tip "Volswagen", me targa TR 0892 G, ne pronesi te Neim Z.", thane burime nga grupi hetimor per gazeten "KJ". Ndersa identifikimi dhe kapja e autoreve te dyshuar u mundesua nga sherbimet e seksionit te Krimeve Kunder Prones e Vjedhjeve, ne saje te nje hetimi tre mujor dhe gjetjes se mjetit qe ishte ne pronesi te efektivit te policise. Polici eshte shprehur se nuk e dinte qe mjeti ishte i vjedhur, por hetimet sipas policise e implikojne ne kete rrjet.

Por denoncimi ishte bere nga vete i demtuari qe njoftoi uniformat blu dhe Sherbimin e Kontrollit te Brendshem ne Durres. Vjedhja eshte kryer ne oret e vona te mbremjes, ne kohen qe automjeti ishte i parkuar ne nje nga rruget e qytetit bregdetar. Megjithese hetimet kishin nisur qe prej muajit nentor te vitit te kaluar, zbulimi eshte bere mengjesin e dites se djeshme. Efektivi ka treguar se ku e ka blere makinen dhe personat qe ia kishin dhene.

Por hetimet nuk jane mbyllur me arrestimin e kater te dyshuarve, duke zgjeruar pistat, pasi mendohet se ne rrjet jane te perfshire edhe disa persona te tjere. Po keshtu dyshohet se ky grup ka marre pjese edhe ne vjedhjet e fundit te automjeteve ne Tirane dhe Durres. Ne cilesine e proves materiale eshte bllokuar autovetura, kurse dosja i ka kaluar prokurorise, per veprime te metejshme proceduriale.

Enkelejda Arapi

Te arrestuarit

Martin Arreza, 22-vjec, polic ne Komisariatin nr. 3 Tirane

Gentjan Shijaku, 38 vjec

Dorian Dedja, 25 vjec

Artur Shijaku, 35 vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›