E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesindikalisti thyen arrestin shtepiak

Fier- Prangoset per here te dyte ish-kryetari i Sindikates se Pavarur te Naftes ne Fier. Agjentet e policise vendore kane kapur pas nje ndjekjeje disa oreshe, larg baneses se tij Veli Fejzullarin, i cili ishte liruar nga gjykata ne masen "arrest shtepie". Burime zyrtare te policise thane se dy muaj me pare Gjykata e Fierit e kishte zbutur masen e marre gjate procesit ndaj Fejzullarit, i cili u arrestua ne nentor te vitit 2007 per akuzen e "shperdorimit te fondeve" te sindikates. Duke perdorur vulen qe dispononte, gjate periudhes 1997-1998, 58 vjecari ka terhequr nga banka 16 milione leke qe i takonin sindikates, me pretendimin e rikonstruksionit te godines, para qe nuk dihet se ku kane perfunduar me pas.

Thyerja e mases se sigurise ka ndodhur dy dite me pare, kur ish-drejtuesi per dhjete vjet i Sindikates se Naftetareve ne Fier, ka udhetuar me makine drejt Tiranes. Mesohet se ndalimi i tij eshte kryer po ne kryeqytet, ndersa eshte izoluar serish ne paraburgimin e Komisariatit, ku do te procedohet penalisht per akuzen e "thyerjes se mases se sigurise". Gjate fillimit te gjykimit, trupi gjykues kishte marre si mase vleresimi per te "arrestin me burg". Kjo mase eshte ndryshuar dy muaj me pare, pas kerkeses se bere nga avokatja mbrojtese e Fejzullarit, Antoneta Cuni dhe me aprovimin e prokurorit te ceshtjes. Gjykata urdheroi ish-kryesindikalistin qe te mos dilte nga shtepia e tij ne qytetin e Patosit. Per ceshtjen e re Fejzullari do te ballafaqohet me 24 dhjetor te ketij viti me trupin gjykues te drejtuar nga Pirro Sota.

Ne fund te muajit nentor te vitit te kaluar, gjate operacionit te koduar "Naftetari", uniformat blu te Fierit i vune prangat 58-vjecarit Veli Fejzullari qe dyshohet per shperdorimin e 16 milione lekeve te sindikates.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›