E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bobi i Peqinit, mbreti i gjelave

Fatos Salliu

Peqin- Panairi i gjelit te detit rikthehet ne komunen Perparim te Peqinit. Aktiviteti perkon me festat e fundvitit dhe perzgjedhja e ketij qyteti nuk ka qene e rastesishme. Kjo zone konsiderohet si mbreteria e mbareshtimit te shpendit me te preferuar per festen e Vitit te Ri. Zona e Peqinit ka tradite ne rritjen e gjelave te detit dhe mishi i tij eshte me i kerkuari ne treg. Ne panairin e organizuar me kete rast kane konkurruar 700 krere gjela qe i perkisnin 22 pronareve me me pervoje ne rritjen e tyre. Sipas tradites, ne fund te konkurrimit te tufave eshte zhvilluar gara e gjelit kampion.

Fituesi

Pas disa dyluftimeve te ashpra mes gjelave me te forte, titullin kampion e ka fituar gjeli me emrin "Bobi", ne pronesi te Shyqyri Gjyzit, me banim ne Perparim. Por pjesemarres ne gare vune ne dyshim kete fakt, duke u shprehur se gjeli kishte ardhur nga Kavaja. Vete mbareshtuesi i gjelave shprehet se gjeli kampion peshon 15 kg. Ai tregon sekretin e te ushqyerit te tufes. "Tufa ime eshte e perbere nga 65 krere shpende, ku 35 prej tyre jane gjela dhe 30 pula. Gjate gjithe vitit i jemi perkushtuar familjarisht rritjes se gjelave. Jemi munduar shume, pasi qe te rrisesh nje zog deti duhet shume kujdes. Kot nuk thone, po rritet si zog deti", shprehet Shyqyriu per gazeten "KJ". Ai tregon se ne fillim i ka ushqyer me veze, hisell dhe kos. Me pas ka shtuar brumerat dhe ushqimin ne natyre. "Kur tufa u rrit kam shtuar dhe koncentratin dhe ushqimet te tjera. Ne racionin ushqimor tufes nuk i kane munguar edhe kokrrat e ullirit. Gjate gjithe vitit per tufen eshte kujdesur veterineri i zones", shpjegon fermeri peqinas.

Gjana

Ne kete aktivitet ka marre pjese edhe ministri i Bujqesise Emin Gjana. Sipas tij Peqini ka tradita ne rritjen e gjelave te detit dhe se perzgjedhja e zhvillimit te panairit nuk ishte e rastesishme. "Tufat e gjelave te detit ne Peqin jane te vecanta dhe kane specifiken e tyre. Ministria ka prioritet nxitjen e prodhimeve tradicionale", tha ministri. Duke shpalosur me kete rast vizionin e Ministrise se Bujqesise, Gjana theksoi se, "qeveria do te vazhdoje investimet ne bujqesi dhe se ne projekt eshte mbjellja e 20 milione rrenjeve me ullinj". Me mbeshtetjen e qeverise italiane dhe donatoreve te tjere, synohet kthimi ne vend lider ne kete drejtim. Ky ishte edicioni i trete i panairit te gjelit te detit qe u zhvillua ne Peqin. Sipas vezhguesve tufat kryesore nuk moren pjese ne konkurrim dhe pjesemarrja ishte me e vaket se vitin qe shkoi.

Bobin nuk e shes, me te do rris te tjere kampione"

Fermeri Shyqyri Gjyzi rrefen edhe per menyren se si ka rritur gjelin kampion te ketij viti. "Bobi lindi ne muajin Janar te vitit te kaluar, bashke me te tjeret. Qe ne fillim u dallua si nje zog me vitalitet te larte. Ishe shume kurajoz dhe qendronte mbi te tjeret dhe vendosi pushtetin ne tufen e tij. Me pas mori me radhe te gjithe gjelat e tufave te tjera ne fshat. Ështe ushqyer si gjithe te tjeret. Kohet e fundit i kam dhene koncentrate dhe ullinj. Aktualisht peshon 15 kg", rrefen ai. I pyetur se cfare do te beje me gjelin kampion, pronari shprehet se per momentin nuk do ta shese. "Mendoj ta mbaj per kryqezimin e pulave vitin qe vjen, me qellim qe te kem gjela te shendetshem dhe kampione. Ai nuk ka cmim dhe as nuk mund te shitet si gjithe te tjeret. Megjithate nese dikush me josh edhe mund ta shes ditet e ardhshme", perfundon Shyqyriu qe mban ne dore gjelin fitues te dyluftimeve ne Perparim te Peqinit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›