E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marjan Gryka rikthehet ne qeli

Shkoder- Kryetari i shoqates "Azem Hajdari" feston 18 vjetorin e Levizjes se Dhjetorit 1991 ne qelite e paraburgimit te Shkodres. Marjan Gryka, ish-truproja i deputetit demokrat Hajdari, i njohur per drejtimin e levizjes qe solli pluralizmin ne Shqiperi, eshte arrestuar per here te dyte rreth ores 13:30 te dites se djeshme ne shtepine e tij. Shkak eshte bere nje vendim i Gjykates se Apelit, qe rrezonte lehtesimin e mases se dhene nga Gjykata e Faktit, per "arrest shtepie" kundrejt garancise pasurore te ofruar prej 10 mije eurosh nga 37-vjecari. Arrestimi eshte kryer pa asnje lloj rezistence, nderkohe qe Gryka akuzohet per tre vepra penale, "armembajtje pa leje", "kallezim i rreme" dhe "shpifje ndaj policise".

Arrestimi

Gryka u plagos ne rrethana misterioze me 17 shtator te ketij viti ne fshatin Zogaj, ndersa denoncoi se ishte sulmuar nga persona te maskuar per shkak se kerkonte te zbardhej vrasja e Azem Hajdarit. Por ekspertiza balistike e tre plumbave te qitur me armen e gjetur ne makinen tip "Benz sllon" te 37-vjecarit konkluduan ne faktin se ai ishte veteplagosur. Fillimisht gryka u arrestua me 9 tetor dhe pas perpjekjeve ligjore te kryera, ai arriti te fitonte disa jave me pare "arrestin shtepiak". Por apelimi i Prokurorise Shkoder ka sjelle pasditen e djeshme vendimin e "arrestit me burg", duke refuzuar garancine pasurore.

Vendimi

Vendimi i Gjykates se Apelit eshte marre mesditen e djeshme, ndersa ceshtja i rikthehet Gjykates se Faktit per shqyrtim te metejshem dhe ndjekje te procesit gjyqesor per dy akuzat kryesore. Rreth ores 13:30 nje grup i gatshem i policise se qytetit verior ka zbarkuar ne banesen e 37 vjecarit Marjan Gryka. Ndersa eshte njohur me vendimin, ish-truproja i deputetit te vrare me 1998, Azem Hajdari, nuk ka bere asnje rezistence, sikurse ndodhi gjate ndalimit te pare. Ai eshte izoluar ne paraburgimin e komisariatit Shkoder, ne pritje te seancave gjyqesore dhe vendimit te gjykates. Burime zyrtare thane dje per gazeten "KJ" se Apeli prishi vendimin me numer 411 te marre me 4 nentor te ketij viti nga Gjykata e Faktit, qe linte te lire Marjan Gryken kundrejt garancise pasurore.

Gjykimi i pare

Me 9 tetor te ketij viti, Gjykata e Shkalles se Pare ka vendosur "arrest ne burg" ndaj Marin (Marjan) Gryka, 37-vjec, per vepren penale te "armembajtjes pa leje" dhe "kallezimit te rreme". Vendimi u more me dyer te mbyllura dhe ne baze te provave te Prokurorise dhe mendimit te eksperteve. Sipas organit te akuzes, Gryka nuk eshte plagosur, por veteplagosur, duke sajuar nje histori te rreme. Sipas hetuesve, edhe theniet e ish-truprojes kane qene kontradiktore.

Si u "plagos" Marjan Gryka

Marjan Gryka u plagos mbremjen e 27 shtatorit te ketij viti, ne afersi te lagjes "Zogaj", prane liqenit te Shkodres. Ngjarja ndodhur rreth ores 22:00, kur kreu i shoqates "Azem Hajdari", ishte duke udhetuar me makinen e tij tip "Benz sllon" me targa te Tiranes nga qyteti ne drejtim te Zogajt. Ndersa mjeti ka ulur shpejtesine, jane degjuar edhe disa te shtena. Pas ngjarjes Gryka deklaroi se dy persona te maskuar tentuan ta vrisnin dhe njeri prej tyre mbante uniforme policie. Plaget kane qene ne pjesen e kembes dhe pas nderhyrjes kirurgjikale kaloi pasojat dhe rrezikun e ndonje gjymtimi. Por ne daten 9 tetor, pas vendimit te marre nga Gjykata e Shkodres, 37-vjecari ndalohet per masen e sigurise "arrest me burg". Shkak ishte bere konkluzioni, se Gryka ishte veteplagosur dhe beri kallezim te rreme. Ne sedijen e pasme te mjetit, policia tha se zbuloi edhe armen pistolete tip "TT" me te cilen ishte kryer qitja dhe qe i perkiste Marjan Grykes.

Padia e dyte nga policia

Ish-truproja i deputetit demokrat Azem Hajdari rrezikon edhe nje denim tjeter. Shkak eshte bere padia qe Policia e Shkodres i beri pas zbulimit te ngjarjes dhe veteplagosjes. Marjan Gryka deklaroi se nje police i maskuar e kishte plagosur dhe me pas hodhi akuza ndaj organeve te rendit, se i kishin vene ne rrezik jeten dhe nuk po e mbronin, duke sajuar veteplagosjen e tij. Burime zyrtare bene me dije per gazeten "KJ" se kane depozituar nje kallezim penal ne Prokurori ndaj 37-vjecarit me akuzen e "shpifjes ndaj policise". Kjo eshte akuza e trete qe rendon ndaj Grykes pas "kallezimit te rreme" dhe "armembajtjes pa leje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›