E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e pare pas Pavaresise, me ne krye Ismail Qemalin

Data 28 Nentor 1912 shenoi nje dite historike ne historine e Shqiperise, pasi u shpall Pavaresia e shumepritur. Por nje dite me pas, prijesi i mevetesise, Ismail Qemali, gjendej perballe problemesh shume te medha. Shkrimtari Blendi Fevziu, ne librin e tij qe gjendet prej javesh ne cdo librari te Shqiperise dhe Kosoves, "100 Vjet - Nje ekskursion ne politiken e shtetit shqiptar 1912 - 2012", detajon dhe dite e nxehta te pas pavaresise, duke nisur qe nga 29 Nentori. Autori, ne liber pershkruan faktin se Ismail Qemali e dinte se vendi ishte ne gjendje te mjerueshme. Me tej ne liber publikohet dhe nje dokument ku Ismail Qemalit i njoftohej se ne vend kishte vetem 200 km rruge kryesisht per karvane dhe 34 njesi industriale, nga te cilat 18 mulli bloje. Ne pjesen e zgjedhur qe gjeni me poshte, pershkruhet sesi Shqiperia qe administrohej prej qeverise se Ismail Qemalit nuk kish asnje meter hekurudhe dhe asnje port modern ku mund te ankorohej nje avullore. Mbi te gjitha nuk kishte nje monedhe kombetare dhe deri ne mes te viteve '20, edhe pasi Perandoria Osmane ishte shperbere, u punua me lira turke, me sterlina angleze dhe me monedha ne njesi floriri. Ne librin e Fevziut sigurisht qe gjeni edhe shume detaje te tjera mjaft pikante, fakte, deshmi dhe dokumente te papublikuara me pare, kurse ketu sjellim nje pjese nga periudha e qeverisjes se Ismail Qemalit dhe afrimi i 1913-es kur Shqiperine e copetuan te ashtuquajturat Fuqite e Medha.

Ismail Qemali ishte ne zyren e tij mesditen e dates 29 nentor kur e njoftuan se delegatet e Kosoves po hynin ne qytet. Ai doli bashke me shumicen e atyre qe u gjenden ne shtepine e Xhemil Vlores, sic deshmon serish Dhimiter Zografi:

"Te nesermen priteshin te vijne gjeneral Isa Boletini, Riza be Jakova, Mehmet Pashe Kalkandeli dhe disa delegate te tjere te kosoves me 400 trima pas. Megjitheqe ate dite binte shi, po nje shumice e madhe kish dale perpara me flamurin tone ne dore. Kur u afruan te tre bajraktaret e Kosoves, zbritne nga kuajte dhe iu fale flamurit, duke u puthur me ngasherim te madh. Riza beu, nje burr i madh, ballemadh, symadh, habitej dhe te zinte frika kur rrefente veprat e tyre. ishte i plagosur ne kemben e mengjer, po s`donte te rrefente se e kish per turp, dhe na thosh qe i kish dale nje ciban. Isa be Boletini eshte me i gjate se Riza beu, rrefen qe eshte njeri i sivilizatur, i embel ne fjalet dhe me energji te cuditshme. C`rrefejne keta per barbarizmin qe bene serbet mbi shqiptaret pleq, gra dhe femije, eshte nje tmerr i madh qe se pershkruan dot as penda".

Mberritja e delegateve te Kosoves e ndryshoi edhe me shume atmosferen ne qytet. Mbi 400 besniket e Isa Boletinit u bene forca e pare ushtarake, por edhe xhandarmeria e Qeverise se re.

Po me 29 nentor mbasdite, Ismail Qemali u njoftua se Qeveria Perandorake ne Stamboll njohu autonomine e Shqiperise dhe urdheroi ngritjen e flamurit Turk, perbri atij shqiptar ne gjithe zonat ku banonin dhe luftonin shqiptare ne perendim te Perandorise. Autonomia, sic deshmon Eqrem Bej Vlora, ishte 34 vjet e vonuar. Ajo duhej te ishte shpallur ne kohen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Tani nuk vlente me.

Njohes i vjeter i rregullave administrative, Ismail Qemali i zbatoi ato me perpikmeri. Me 1 dhjetor u zgjodh Pleqesia (Kuvendi) me ne krye Imam Vehbi Dibren dhe me 4 dhjetor kjo pleqesi votebesoi qeverine e Ismail Qemalit. Edhe pse qeveria i kish nisur mbledhjet qe ne daten 30 nentor, ajo vendosi qe mbledhja e pare, te konsiderohej ajo e pasdites se 28 nentorit 1912, mbledhja qe shpalli pavaresine e Shqiperise.

Ndryshe nga sa pritej, qeveria nisi te marre masa te ngutshme per te administruar territorin e vogel qe kontrollohej prej saj. Ajo ngriti ushtrine kombetare, xhandarmerine, policine, nxori gazeten "Perlindja e Shqiperise" dhe filloi te urdheronte perfaqesuesit ne te gjithe vendin qe te zbatonin rregullat e saj. Qeveria mori ne dorezim fondin e perandorise Osmane, duke lene ligjet e saj ne fuqi per administrimin e vendit.

Ismail Qemali e dinte se vendi ishte ne gjendje te mjerueshme. Ne nje dokument atij i njoftohej se ne vend kishte vetem 200 km rruge kryesisht per karvane, 34 njesi industriale, nga te cilat 18 mulli bloje. Shqiperia qe administrohej prej qeverise se tij nuk kish asnje meter hekurudhe dhe asnje port modern ku mund te ankorohej nje avullore. Mbi te gjitha nuk kishte nje monedhe kombetare dhe deri ne mes te viteve 20, edhe pasi Perandoria Osmane ishte shperbere, u punua me lira turke, me sterlina angleze dhe me monedha ne njesi floriri.

Problemi me i madh, ruajtja e trojeve

Problemi me i madh i qeverise se re mbetej ruajtja e njesise territoriale te Shqiperise dhe njohja e shtetit te ri nga fuqite e medha. Me 20 Dhjetor 1912, Eqrem Bej Vlora po rrinte buze vatres ne shtepine e tij, ngjitur me ate ku flinte Ismail Qemal Beu kur degjoi befas disa krisma qe erdhen duke u shtuar. Ne pak kohe ato u bene me qindra, sic deshmon ai vete ne kujtimet e tij:

"Qellohej nga te gjitha dritaret, mijera gjuheza flakesh canin terrin e thelle te nates mjegullore... Dergova dike te pyese ne shtepine e Xhemil Beut (Ku rrinte Ismail Qemali) po aty nuk dinin gje. Dola me 20 trima te armatosur te shoh. Neper muret e shtepive kercisnin plumbat si bizelet ne xham. Perpara zyres se poste - telegrafes gjetem nje turme prej qindra vetesh qe shtinin si te terbuar ne ajer. Atje u zbulua edhe e fshehta. Nga Viena dhe Parisi kishin ardhur telegrame private qe thoshin se konferenca e Ambasadoreve kish njohur ne parim "Pavaresine e Shqiperise"!"

Ne fakt telegramet nuk gabonin. Me 17 dhjetor 1912 konferenca e Ambasadoreve ne Londer me insistimin e Austro - Hungarise mori ne shqyrtim ceshtjen shqiptare. Ajo pranoi ne parim njohjen e vendit te ri dhe deklaroi hapjen e diskutimeve per kufijte e tij.

Eqrem bej Vlora rrefen se si ne naten e 20 Dhjetorit:

"Ne mesnate gjithe qyteti vershoi ne shtepine e Ismail beut per ta uruar per suksesin e Qeverise se Perkohshme. Ai ishte i zemeruar: "keq shume filloi kjo loje?! c'eshte kjo sjellje e cmendur?! Qe ne hapat e saj te pare Shqiperia u prit me keto krisma te marra!".

Ismail Qemali kish te drejte, por ne 100 vitet e ekzistences se saj, Shqiperia do te festonte edhe shume here te tjera me krismat e armeve qe canin qiellin.

Loja me kilometrat katrore

Nderkohe, pas njohjes "ne Parim", Konferenca e Londres kish nisur shqyrtimin e kufijve. Fuqite e medha kishin qendrime te kunderta ne kete pike. Duke tentuar te ndale daljen e Serbise ne det, Austro - Hungaria kerkoi nje territor prej 42 mije kilometrash katrore per shtetin e ri te shqiptareve. Ajo nisej nga parimi qe shteti shqiptar duhej te shtrihej ne ato troje ku shqiptaret qene mazhorance dhe ne vazhdimesi territoriale. Rusia dhe Britania kundershtuan ashper. Ato sqaruan se kufiri i Shqiperise duhej te vendosej ne varesi te fatit te luftes, por rane dakord ne parim qe "ta konsiderojne" krijimin e nje shteti shqiptar. Konferenca vendosi te degjoje te gjitha palet e interesuara per kete ceshtje.

Me 2 Janar 1913, tre perfaqesues te Qeverise se Perkohshme te Vlores, Rasih Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noga u priten ne audience nga ambasadoret e fuqive te medha. Te pajisur me harta, te dhena dhe argumente te forte historike, te tre perfaqesuesit paraqiten pretendimet shqiptare per krijimin e nje shteti prej 57 mije km/katrore. Ai perfshinte brenda kufijve te tij trojet e banuara kryesisht prej shqiptaresh nga Mitrovica ne Preveze, duke perfshire brenda tyre edhe Janinen, Shkodren dhe Shkupin.

Me 26 Janar, Konferenca priti delegacionin Grek i cili i conte pretendimet e tij thuajse deri ne lumin Vjose, duke futur brenda territorit te shtetit helen Korcen, Gjirokastren, Permetin, Himaren dhe disa vise te tjera. Vlora i mbetej Shqiperise. Greket kembengulnin se per kete gje kishin pasur nje marreveshje me vete Kryeministrin e Shqiperise. Me 14 Prill 1913, Ministria e Jashtme Greke, njoftonte Delegacionin ne Londer se po ju dergonte origjinalin e marreveshjes sekrete te Ismail Qemalit me Kryeministrin Grek, Theotokis, hartuar me 22 janar 1907. Nder te tjera, ajo i kerkonte delegacionit qe t'i kerkonte mendim Ismail Qemalit nese i qendronte kesaj marreveshjeje. Nuk dihet c'ka ndodhur me te, por ne nje tjeter telegram, sqarohet se Ismail Qemali i eshte pergjigjur perfaqesuesit grek:

"Ne kushtet e reja kjo marreveshje nuk qendron"!

Shteti grek preu qe nga ky moment cdo marredhenie me shefin e ri te Shqiperise. Marreveshja e Ismail Qemalit me Kryeministrin Theotokis e vitit 1907 eshte cituar ne nje seri librash ne Greqi, por ajo nuk eshte botuar asnjehere e plote. Askush nuk e ka pare edhe pse, si pasoje e saj dhe e nje marreveshjeje te dyte me nje shoqate Pan Helenike, Ismail Qemali eshte pare shpesh me dyshim si njeri i grekeve. Per kete me gjase, ka luajtur rol edhe fakti qe gruaja e tij, ishte greke. Por pavaresisht dyshimit kryesisht britanik dhe italian, asnje rast nuk vertetohet qe Ismail Qemali te kete favorizuar interesant greke. Nje jave me vone mberriti projekti serb, i mbeshtetur fort nga Rusia, qe synonte shtrirjen e Serbise ne dy variante deri ne Durres ose minimalisht, deri ne lumin Drin. Duke futur brenda territorit te saj edhe Shengjinin e Lezhen. Gjate shkurtit, Konferenca degjoi edhe pretendimet gjermane dhe ato ruse. Ruset kerkonin qe shteti i ri shqiptar te shtrihej ne nje siperfaqe prej 12 mije km/katrore. Italia mbajti nje qendrim te ngjashem me Austro - Hungarine. Por qendrimet e tyre u demtuan rende nga renia e qytetit te Janines ne duart e ushtrise greke ne 19 Mars 1913. Komandanti Turk i qytetit, me origjine shqiptare, Esad Pashe Janina, refuzoi ta ngrinte flamurin shqiptar ne qytet pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise dhe refuzoi ta priste si Minister te Qeverise se perkohshme te derguarin e saj, Mithat Frasherin. Deklaroi se Frasheri ishte i mirepritur vetem si person privat. Me 19 Mars 1913, ne pamundesi per te rezistuar me, ai deklaroi dorezimin e qytetit. Pas renies se Janines, Austro - Hungaria dhe Italia i modifikuan qendrimet e tyre. Ose me mire te thuhet, pushuan se rezistuari. Tre dite me pas, ne 22 Mars 1913, konferenca mori nje vendim qe i njihte Shqiperise nje territor mjaft te ngjashem me kete te sotmin. Kufijte e vertete te Shtetit Shqiptar u sanksionuan ne Protokollin e Firenzes, me 1925. Shqiperia shtrihej ne nje siperfaqe prej 28 748 kilometrash katrore, nga 57 000 qe kerkoi Qeveria e Vlores. Zona te tera te banuara prej shqiptaresh ne Kosove, Cameri dhe Shkup, ju bashkuan Serbeve, Bullgareve apo Grekeve. Territori shqiptar edhe pse u njoh, u pergjysmua.

Ndarja e Shqiperise mbeti pengu me i madh i Ismail Qemalit. Ne kujtimet perpara vdekjes, ai rrefen:

"Mbi gjysmen e territorit te vendit tim ja kishin dhene Serbise, Malit te Zi e Greqise. Qytetet me te lulezuara e rajonet me prodhimtare te vendit i ishin shkeputur atdheut. Shqiperia kishte mbetur gati krejtesisht ne zonat me te thata e me shkembore."

Me 29 korrik 1913, fuqite e medha nen ndikimin e Italise dhe Austrise, dhane vendimin perfundimtar. Ne nje dokument me 11 pika ato njihnin shtetin e ri, percaktonin nje mandat 10 vjecar kontrolli qe mbikeqyrej nga Komisionin Nderkombetar i Kontrollit me perfaqesues nga fuqite e medha dhe caktuan per sigurine ne vend ngritjen e nje xhandarmerie qe do drejtohej nga oficere suedeze. Me terheqjen e Suedise, kjo ju ngarkua ushtrise holandeze. Shqiperia percaktohej principate autonome dhe e trashegueshme. Princi do te vendosej brenda vitit ne mirekuptim nga 6 fuqite e medha. 29 korriku, eshte dita e njohjes zyrtare nderkombetare te shtetit shqiptar, deklaruar nga Kuvendi i Vlores, 9 muaj me pare, me 28 Nentor 1912.

Qeveri pa nje seli?

Funksionimi i Qeverise dhe selite e saj ishin nje problem. Eqrem bej Vlora, i zgjedhur nenkryetar i Senatit, qe mberriti ato dite ne qytet nga fronti i Himares ku po luftohej me greket, kujton:

"Keshilli i Ministrave mblidhej ne shtepine e Ismail beut, por se ku i kishin selite ministrat e tij, kete une s'e mora vesh kurre..."

Me pas, ai kujton takimin e pare me Kryeministrin e Shqiperise:

"Oborri, sallat poshte e lart, shkallet, ishin te mbushura plot nga njerez qe s'i kisha pare kurre ne Vlore. Te gjithe bisedonin me ze te larte dhe kur merziteshin leviznin diku tjeter pa teklif... Ne katin e siperm ishte nje sallon i madh, dera e te cilit ishte krejt e hapur. Perpara saj, njerezit ngjesheshin e shtyheshin, per te degjuar se c'thuhej atje brenda. Hyra ne sallon. Ismail beu po rrinte ne nje divan me nje pamje te ligeshtuar, sa m'u dhimbs."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›