E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dhe Kosova kërkojnë hetim për Karla del Ponten

Qeveria shqiptare do te kerkoje hetim ndaj ish-Prokurores se Tribunalit Penal Nderkombetar per ish Jugosllavine (TPNJ), Karla del Ponte. Vendimi i qeverise, vjen pas rrezimit te akuzave te ngritura nga kjo prokurore ne Gjykaten e Hages per ish-kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj. "Qeveria e Republikes se Shqiperise do t'i kerkoje instancave perkatese nderkombetare te autorizojne dhe ndermarrin nje hetim te pavarur ndaj ish-Prokurores se TPNJ, Karla Del Ponte ne lidhje me pretendimet e ngritura per rolin e saj tendencioz dhe te paligjshem ne ceshtjen kunder ish-kryeministrit te Kosoves z. Haradinaj dhe iu kerkon Sekretarit te Pergjithshem te OKB dhe Tribunalit Penal Nderkombetar per ish-Jugosllavine, te nisin menjehere nje hetim per te nxjerre ne pah te verteten ne lidhje me kete ceshtje", beri te ditur dje Keshilli i Ministrave te Shqiperise me ane te nje deklarate per mediat. Baza e kerkeses per hetim per ish-prokuroren, bazohet ne deshmite qe kane dhene dy prokurore te Hages, te cilet kane deklaruar, se Del Ponte ka ngritur akuza ndaj Haradinajt pa pasur prova te mjaftueshme. "Opinioni publik shqiptar eshte tronditur thelle nga deklaratat e fundit te prokuroreve te famshem te TPNj, qe kane ngritur akuzat ndaj Slloboban Milloshevicit si dhe ndaj autoreve te Masakres se Sebrenices, ne te cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkepunetoreve te tij nga Prokurorja Karla del Ponte, eshte hartuar pa baze te mjaftueshme provash, duke mos marre parasysh dhe anashkaluar rekomandimin e prokuroreve te ceshtjes kunder ngritjes se aktakuzes per mungese provash, madje duke kerkuar edhe fshirjen e ketij rekomandimi nga regjistrat kompjuterike te TPNJ dhe shkarkimin e tyre nga ceshtja", thuhet ne deklaraten e qeverise shqiptare. Nga ana tjeter, qeveria ben te ditur se bashkohet "plotesisht me kerkesen e autoriteteve zyrtare te Kroacise per hetim te pavarur te prokurores Karla Dl Ponte, lidhur me akuzen e ngritur ndaj gjeneralit Gotovina dhe bashkepunetoreve te tij, te cilet Gjykata e Hages i shpalli te pafajshem". Gjithashtu, Keshilli i Ministrave te Shqiperise ka pershendetur vendimin e gjykates per lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj ndaj akuzave. "Qeveria e Republikes se Shqiperise pershendet vendimin e pafajesise per here te dyte te Tribunalit Penal Nderkombetar per ish Jugosllavine (TPNJ) per ish-kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj pas nje procesi hetimi prej kaq vitesh nen akuza te perseritura nga ish-Prokurorja e Pergjitheshme e TPNJ znj. Karla del Ponte", thuhet ne deklaraten e qeverise. Nga ana tjeter, ne deklaratat theksohet, se ish-kryeministri Haradinaj ka qene gjithmone i gatshem te hetohet, duke dhene dhe doreheqjen nga posti i kryeministrit per t'u paraqitur para Gjykates se Hages.

Qeveria e Kosoves: Ish-prokurorja demtoi imazhin e vendit

Pas kerkeses per hetim ndaj ish-prokurores se Gjykates Nderkombetare per krime te luftes ne hapesirat e ish Jugosllavise Karla Del Ponte, nga qeveria e Shqiperise edhe qeveria e Kosoves ka bere te ditur dje, se do te kerkoje hetime te pavarura kunder ish-prokurores. Me ane te nje komunikate per mediat, qeveria e Kosoves shprehet se ka te dhena, qe ish-prokurorja ka shkelur ligjin ne hartimin e akuzes ndaj ish-kryeministrit Haradinaj. Qeveria e Kosoves kerkon nga autoritetet pergjegjese nderkombetare, qe te fillohen hetime kunder Carla Del Pontes, pasi sic thuhet ne deklarate, ka demtuar imazhin e vendit me akuzat qe ka ngritur. "Qeveria thekson se ajo "ka keqperdorur autorizimet dhe privilegjet e saj ligjore deri ne ate mase, sa ka lejuar ngritjen e aktakuzave krejtesisht te pabaza, tendencioze e te kunderligjshme, duke cuar keshtu ne burgosjen dhe njollosjen e karaktereve te shume figurave te cmuara politike, si dhe duke demtuar imazhin e shtetit te Kosoves", thuhet ne deklaraten e qeverise se Kosoves. Nga ana tjeter, qeveria e Kosoves, bashke me rastin Haradinaj, i referohet edhe padive te ngritura ndaj Fatmir Limajt nga e njejta prokurore. Sipas deklarates, pretendimet e Del Pontes kane qene fantastiko-shkencore. "Qeveria e Republikes se Kosoves, kerkon nga autoritetet kompetente nderkombetare qe te fillohen hetime kunder znj. Carla del Ponte per keqperdorimin e autoritetit te saj si Kryeprokurore ne rastin Haradinaj, rastin Limaj e te tjere, ne vitin 2003 dhe lidhur me fabrikimet fantastiko-shkencore te Karla Del Pontes lidhur me akuzat e Dick Martit e me gjere", thuhet ne deklaraten e qeverise se Kosoves. Nga ana tjeter, qeveria e Kosoves vlereson lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj nga akuzat duke shtuar, se ka bashkepunuar gjithmone me organet e drejtesise nderkombetare. "Qeveria e Kosoves thekson se me gjithe besimin ne pafajesine e te akuzuarve, ishte mbeshtetese e fuqishme dhe bashkepunetore e Gjykates, ne radhe te pare per te vertetuar qe te akuzuarit dhe lufta e Kosoves kane qene gjithnje te paster dhe ne perputhje me te gjitha ligjet e luftes", thuhet ne deklarate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›