Ekzekutimi i kamerierit pas nje rrahje, kapen tre te dyshuarit
Rreshen- Ekzekutimi me bresheri automatiku i kamerierit te lokalit "Europa" ne qytetin e Rreshenit mbremjen e se henes, dyshohet se ka pasur si motiv nje konflikt te ndodhur dy jave me pare, ku viktima mendohet se ka qelluar me pellembe nje nga kusherinjte e fisit Ndoj (Biba). Mengjesin e dites se djeshme, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte te mberritura nga Lezha dhe Tirana, kane mundur te vene ne pranga tre te dyshuarit e vrasjes se Edison Jakut, 20-vjec, prane hyrjes se pallatit te tij. Burime zyrtare te policise konfirmuan se krimi ndodhi rreth ores 22:20 te mbremjes, kurse Amarildo Ndoji eshte kapur mengjesin e djeshem. Dje ne mbremje jane vene ne pranga edhe Tonin Ndoj (Biba), e Arjan Prenga, te dyshuar si bashkepunetore. Per ne vendin e ngjarjes eshte nisur nje grup i Sektorit te Krimeve te Renda te Lezhes, te kryesuar nga drejtori dhe zv/drejtori i policise ne qark. "Paralelisht me keqyrjen e vendit te ngjarjes u moren masat per krehjen e te gjithe territorit, kontrollin e banesave, shoqerimin e nje numri te konsiderueshem personash me precedente penale", njoftoi dje zedhenesja e policise vendore. Operacioni i koduar "Pasardhesi", referuar precedenteve penale te te dyshuarve dhe aktit te kryer, ka cuar ne arrestimin e njerit prej te dyshuarve, Amarildo Ndoji, qe u kap ne dalje te qytetit me nje arme automatike me te cilen mendohet se eshte kryer vrasja. Policia konfirmoi se i arrestuari i dyte eshte Tonin Ndoj, i cili ka marre nje tjeter drejtim gjate largimit nga vendngjarja dhe ne fund si bashkepunetor iu vune prangat edhe Arjan Prenges.
Prangoset Perleka, terrorizoi me arme policine
Gjate operacionit te koduar "Pasardhesi", per kapjen e dy autoreve te dyshuar te vrasjes, policia konfirmoi edhe ndalimin e nje prej te dyshuarve te terrorit me arme ne mes te qytetit te Rreshenit dhjete dite me pare, kur u qellua me arme zjarri ndaj policise vendore. Arjan Perleka, i shpallur ne kerkim, akuzohet se me date 11 tetor te ketij viti ne shetitoren e qytetit, se bashku me Edmond Biben, i shpallur ne kerkim, kane kundershtuar punonjesit e policise, duke reaguar me dhune fizike dhe qelluar dy here nga automjeti me arme zjarri pistolete.