Shkon ta arrestoje per vjedhje, rrihet barbarisht agjenti i policise
Sarande- I dyshuari per vjedhje rreh barbarisht efektivin e policise qe perpiqej t'i vinte prangat, ne mes te qytetit te Sarandes. Ne sulmin e dhunshem, Gerti Cocka eshte ndihmuar edhe nga dy shoke te tjere, duke i shkaktuar fraktura te renda ne pjesen e fytyres dhe ne trup. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, duke vene ne panik edhe qytetaret. Burime zyrtare thane se i demtuari eshte polici Roland M. Policia e Sarandes nepermjet postblloqeve te ngritura ne te gjithe qytetin ka mundur te arrestoje te dyshuarin Cocka, i cili mesohet se kerkohej edhe per nje vjedhje. Ne momentin qe efektivi i policise ka shkuar per ta arrestuar, ka ndeshur ne rezistencen e tij. I dyshuari Cocka, bashke me dy shoket e tij, kane dhunuar policin ne shenje kundershtimi. Policia e Sarandes nuk e ka pasur te veshtire ta arrestoje dhe te identifikoje dy personat e tjere, Xhaferr Bahja dhe Roland Aliaj, qe u shpallen ne kerkim. Qytetaret u bene deshmitare te dhunes fizike qe ndodhi dje, ndersa uniformat blu i erdhen ne ndihme kolegut te tyre qe u dergua i pergjakur ne spitalin e qytetit. Mjeket thane se efektivi ndodhet jashte rrezikut per jeten dhe se eshte sulmuar me sende te forta dhe goditur me grushte dhe shkelma. Mesohet se polici Roland M., ka perdorur edhe armen e tij ne momentin e dhunes, duke qelluar nje here ne ajer per te trembur agresoret.
Deshmia
Polici i keqtrajtuar nga tre persona ne mes te qytetit te Sarandes diten e djeshme, ka identifikuar agresoret tek koleget e tij, duke bere me dije se kishte pikasur ne levizje, te dyshuarin per vjedhje Gerti Cocka dhe ishte perpjekur qe ta arrestonte, por ky i eshte kunderpergjigjur, duke kerkuar edhe ndihmen e dy shokeve.