E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi i Sterkajt dhe Priftit Berisha Maxhoranca eshte me e forte se kurre



Eneida Jacaj

Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se maxhoranca aktuale eshte me e forte se kurre edhe pse jane larguar dy deputete te saj. Komenti i kryeministrit Berisha eshte bere dje paradite pas vizites se tij ne panairin nderkombetar Vjeshte 2010 organizuar me pjesemarrjen e gjere te firmave shqiptare dhe atyre europiane e boterore te cilat operonin ne sektore te tille si ai i ndertimit energjise industrise artizanatit etj. Berisha eshte ndalur edhe te procesi i liberalizimit te vizave duke e cilesuar si aktin me madhor historik per vendin dhe shqiptaret. Shefi i Ekzekutivit me tone mjaft pozitive ka komentuar situaten ekonomike te vendit duke ironizuar deklaratat e opozites per nje ekonomi te zhytur ne varferi per shkak te keqqeverisjes.
Largimi i dy deputeteve
Largimi i deputetit Paulin Sterkaj dhe i ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti nga koalicioni duket se nuk e kane habitur shume kryeministrin Berisha. Maxhoranca absolutisht eshte me e forte se asnjehere. Dhe kjo maxhorance ju garantoj se brenda nje kohe shume te shkurter realizon premtimin e saj me te madh te ketij 4-vjecari realizon levizjen e lire te shqiptareve. Kjo maxhorance beri qe me reformat e veta ti jape ekonomise shqiptare impaktin zhvillimin me te madh ne tere historine e saj. Kjo maxhorance eshte maxhorance e integrimit dhe e suksesit - u shpreh Berisha per mediat. I pyetur nga mediat nese mund te cenohet procesi i heqjes se vizave kryeministri Berisha u shpreh se asgje nuk mund te prishe aktin madhor historik te shumepritur prej shekujsh nga shqiptaret. Ky akt eshte kurora me e shndritur e perpjekjeve te shqiptareve per integrimin ne BE. Ata qe duan te mbeten zemerthyer nga ky akt dhe qe sapo moren vesh se po behej shpallen protesta une i ftoj qe te gezohen. Po ju them se vizat jane nje nga arritjet me madhore te shqiptareve qe nga pavaresia e tyre. Vizat jane misherim i asaj qe projektonte Sami Frasheri. Vizat jane nje rivendosje e plote e dinjitetit te qytetareve shqiptare ne raport me lirite europiane. Pas ketij akti liria shqiptare behet liri europiane - theksoi Berisha.
Ekonomia
Duke u ndalur te ceshtja per situaten ekonomike ne vend Berisha theksoi se se nuk ekziston as edhe nje vend tjeter as edhe nje vend i vetem qe te kete nje rritje prej 62 perqindesh te eksporteve sic eshte Shqiperia sot. Berisha nuk ngurroi te hedhe akuza ndaj kryesocialistit Edi Rama. Keni konstatuar ju qe e vetmja qender ne Shqiperi ne Ballkan ne Europe dhe ne bote qe flet per krize ekonomike ne Shqiperi eshte ajo e zyres se kryetarit te PS-se pasi krizen e tij te brendshme perpiqet ta projektoje ose ta imagjinoje se ekziston ne ekonomi ne shoqeri ekziston kudo por qe ne fakt ekziston vetem ne mendjen e tij.

Meta ne Fier LSI-ja kontribuoi per procesin e levizjes se lire te shqiptareve

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta nga Fieri dje deklaroi se LSI-ja ka kontribuuar per procesin e vizave qe shqiptaret te levizin te lire. Meta ne Fier shoqerohej nga zv.kryetari i LSI-se Edmond Haxhinasto dhe nga kryetari i LSI-se per kryeqytetin Shezai Rrokaj. Duke u ndalur te zgjedhjet vendore Meta shprehu besimin se LSI-ja do te kryesoje ne Fier. Ne kemi kontribuuar gjate vitit te pare te nje bashkeqeverisje te re e cila solli nje risi te vecante por njekohesisht si nje qeverisje e cila ka kontribute te rendesishme jo vetem per stabilitetin e vendit dhe nje vit ku per fat te keq lidershipi i opozites ka treguar nje papjekuri te padegjuar. Por jo vetem kaq Shqiperia ka shume arritje te prekshme ku arritja me e madhe eshte permbushja e gjithe detyrimeve per liberalizimin e vizave ne menyre qe gjithe qytetaret e Fierit dhe te Shqiperise brenda pak javeve te levizin te lire si qytetaret e tjere te Bashkimit Europian. Te takohen me te afermit e tyre te cmallen dhe te rikthehen ne vend me deshiren per ta bere Fierin dhe gjithe Shqiperine si Bashkimi Europian - theksoi Meta duke shtuar Politika jone nuk eshte ajo e largimit te shqiptareve por e angazhimit te tyre per te ndertuar Shqiperine europiane e cila nuk mund te ndertohet as brenda nje dite dhe as brenda nje viti por qe mund te ndertohet cdo dite me angazhimin tuaj dhe te te gjithe fierakeve gjithe shqiptareve te pergjegjshem dhe atdhetare. Ky eshte vendi i te gjitheve ky nuk mund te jete vendi i nje pjese kunder nje pjese tjeter por kjo politike perjashtuese e ka penguar Shqiperine qe te ishte dhe ne nje pozite edhe me te mire integruese apo per ti pasur standardet ekonomike akoma me te larta. Por ne jemi te vendosur qe ti themi jo politikes konfrontuese politikes se qellimeve te ngushta politikes se axhendes personale sepse shqiptaret sot kane nje axhende te perbashket dhe ajo eshte axhenda e integrimit europian. Kjo nuk eshte vetem axhenda e shqiptareve te Shqiperise por e gjithe Kosoves Malit te Zi Serbise dhe kudo ata jane.

18 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›