E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i shefit të komisariatit të Shijakut, shoqërohen 3 persona

Adem Tahiri, shefi i komisariatit të Shijakut, ishte në një operacion për automjete me targa të huaja. Gjatë një kontrolli rutine për armë në automjet, 47-vjecari është qëlluar me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar. Policia e Durrësit thekson se janë tre persona të arrestuar, por jo të dyshuar si autorë të këtij krimi tronditës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi i dyshuar si autor i vrasjes ka goditur nga mbrapa autmjetit shefin e bluve të Shijakut, duke u larguar menjëherë në drejtim të paditur. Nga kjo ngjarje ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Lena Ndoka, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën survejimin e forcave të policisë. Do të jetë dëshmia e të plagosurës një ndihmë për uniformat blu në identifikimin e autorit. Ndërsa po vijojnë hetimet nga forcat e policisë së Durrësit dhe Tiranës, forcat RENEA kanë rrethuar gjithë zonën duke inspektuar makinën tip ‘Benz’ me targa VG 140 HG. Shefi i komisariatit të Shijakut Adem Tahiri 47 vjec, babai i dy fëmijëve, u ekzetua mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në fshatin Rrushkull të Komunës Sukth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›