E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet shefi i kom. të Shijakut Adem Tahiri, në kërkim autori

Tronditet qyteti bregdetar i Durresit nga vrasja e shefit të komisariatit Adem Tahiri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrushkull të komunës së Sukthit rreth orës 18:00, kur Tahiri është qëlluar me një breshëri automatiku, ndërsa si pasojë e breshërisë së plumbave kanë mbetur të plagosur dhe një burrë e një grua që janë ndodhur aty afër, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Tahiri po patrullonte vetë në këtë zonë dhe teksa ka ndaluar një automjet për kontroll është qëlluar nga drejtuesi i mjetit me një breshëri automatiku. Forca të shumta policie janë paraqitur ne vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Mësohet se deri më tani dy persona janë shoqëruar në Komisariat, ndërsa dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës. Ndërkaq drejt Durrësit janë nisur dhe forcat speciale të RENEA-s, si dhe një grup i task-forcës së Tiranës, të cilat priten të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›