E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervistë nga qelia: Grabisja varëset e grave për të paguar bixhozin

Tiranë- Krimi i rrugës është tashmë një fenomen me përmasa dramatike për shoqërinë shqiptare. Të miturit e dhunshëm dhe bandat e grabitësve  janë një këmbane alarmi që nuk po merret seriozosht nga shteti. Një vend ku sundon kaosi, dikuritë kriminale prodhojnë e stimulojnë njëra-tjetrën.

Gazeta IDEA sjell sot dëshminë e një të mituri të arrestuar, i cili e ka nisur karrierën kriminale për shkak të bixhozit. Aio grabiste varëse për të shlyer paratë e borxheve në lokalet e bixhozit. Kjo, për faktin se në Shqipëri, në sallat e lojrave të fatit dhe kazino lejohen, pa asnjë lloj kontrolli, të futen edhe fëmijët.

Në paraburgimin 313 në kryeqytet ndodhen mbi 30 të mitur, që të gjithë të arrestuar për vjedhje apo grabitje. Vetëm katër prej tyre janë nën akuzë për konflikte apo për përdorim lendësh narkotike. Sapo hyn në këto ambjente të bie në sy fakti që shumica e tyre janë 16-vjeçarë, të cilët kanë stampuar në trup tatuazhe që nisin që nga shkurtime të emrave të familjes deri tek numri i qelisë ku ata mbahen.

Prerja e flokëve ështe e njëjtë, vetëm një rrip flokësh në kokë, që asnjëri prej tyre s’na i tregon çfarë nënkupton ky model. Shumica të thonë se kanë vënë mend, se do gjejnë një punë dhe nuk do përfshihen më kurrë në histori të tilla. Por fakti tregon që shumica e tyre nuk e kanë për herë të parë burgun dhe me terma më zyrtarë, këta të rinj e adoleshentë na i prezantojnë si recidivistë -përsëritës!

Gazeta IDEA, e cila ka trajtuar dendësisht problemin e kriminalitetiti tek të miturit, takoi dhe bisedoi me dy prej tyre. Ne po publikojmë sot intervistën që zhvilluam me njërin prej tyre, një 17- vjeçar nga Fushë-Kruja. Ka dy muaj që ndodhet në dhomën 001, dhe pikërisht këtë numër ai e ka gdhendur si tatuazh në dorë. Na thotë që e ka bërë që t’i kujtohet gjithmonë burgu. Është arrestuar në moshën 16 vjeç dhe është vetëm me tetë klasë shkollë.

Pyetje- Eshtë hera e parë për ty që vjen tek 313-ta?

P.Pula- Për herë të parë më lanë me shërbim prove, për katër muaj. Atëherë isha 16 vjeç.

Pyetje- Për çfarë ngjarjeje të arrestuan atëherë?

P.Pula- Për varëse floriri, për një vjedhje.

Pyetje- Po herën e dytë?

P.Pula- Për varëse prapë, skam patur fare fat, më kanë kapur.

Pyetje- Pse vjedh vetëm varëse?

P.Pula- Sepse vathët janë të vështirë t’i këputësh nga veshët e grave.

Pyetje- Ku vidhje?

P.Pula- Këtu në Tiranë, një herë afër “Don Boskos” dhe njëherë më duket se afër “Kombinatit, kishte një shatërvan atje.

Pyetje- Sa herë ke vjedhur?

P.Pula-Vetëm dy herë. Varëse të dyja herët

Pyetje- Po gjë tjetër ske vjedhur?

P.Pula- Isha njëherë me tre shokë, donim të vidhnim një shtëpi, na gjeti i zoti i shtëpisë, po vjedhjet e shtëpive janë të vështira duan plan, pastaj të gjend tjetri brenda dhe ja të vrau?

Pyetje – Si të lindi ideja të vjedhësh vetëm varëse?

P.Pula – Unë kam lozur bizhoz që nëntë vjec dhe doja të kasha para më vete.

Pyetje – Bixhoz? Çfarë është?

P.Pula- Eshtë një lojë në kompjuter, quhet Apex, ndodhet në Fushë Krujë, aty të lënë të lozësh bizhoz edhe pa lekë se të njohin, ndonjëherë kur skishim lekë na i shkruante emrat tek lista e borxheve dhe kështu na u desh të grabisnim të paguanim borxhe.

Pyetje- Çfarë ndodhi më pas?

P.Pula- Unë mbeta brenda me 15 mijë lekë, më tha mi sill lekët. Ku ti gjeja? Plaku(babai) më jep 2-3 mijë lekë në ditë.

Pyetje- Pse si mblodhe e tja jepje pronarit?

P.Pula- Aq lekë në ditë më duhen për kafe, dhe duhan.

Pyetje- Pastaj çfarë bëre?

P.Pula- Erdha në Tiranë. Me mendjen ti merrja borxh tek halla. Ja kërkova borxh por nuk mi dha. Po kthehesha tek furgonat pashë dy gra tek Don Bosko, isha më shumë se 30 vjece. Njërës nga ato ja këputa varësen. Ajo bërtiti, mu turrën dy djem dhe isha gati duke hipur në furgon kur ata më kapën, më qëlluan me shpulla, ma morën varësen dhe ikën.

Pyetje- Po pastaj?

P.Pula – Dikush kishte njoftuar policinë dhe aty mbinë polot.

Pyetje- Çfarë muaji ishte?

P.Pula- Data 28 qershor

Pyetje- Po vjedhja e varëses së parë të kujtohet?

P.Pula- Po, doja të shkoja në plazh. U bëmë katër djem, kishim me vete 20 mijë lekë dhe nuk na dilnin. Po flisnim si tja bënim dhe u thashë atyre ikni para. Pashë një grua, u dhashë këmbëve vrap dhe ja këputa. Prapë më kapën edhe aty.

Pyetje- Vetëm se është me e lehtë vidhje varëse?

Pyetje- Përvec kësaj, e blejnë më kollaj floririn, të shohin të vogël e bien dakord të japin sa të japin, i merr lekët menjëherë.

Pyetje – Je dënuar?

P.Pula- Jo smë ka nisur ende gjyqi, e kam në 21, tani.

Pyetje- Ke marrë avokat?

P.Pula-  Nga këta të shtetit, deshi plaku të paguante, po i thashë ce do.

Pyetje- Pse nuk e deshe avokatin tënd?

P.Pula- Çmë duhet..

Pyetje- Do të lozësh më më bixhoz?

P.Pula- Ah sikur të dal, kam zënë mend, do gjej një punë andej nga fabrika, po më panë më këtu ….(qesh).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›