E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojnë banorët e pastrehë

Kjo protestë vjen pas miratimit të aktit normativ të qeverisë për lirimin e banesave të  pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë.

Një ndër protestuesit në fjalimin e mbajtur me altoparlant, tha: “Kërkojmë një demokraci që të gjithë deputetët të vënë dorën në zemër e të na strehojnë, të mos na e hedhin me një kredi qesharake”. Megjithëse, Ministri Olldashi është shprehur më parë se këtyre subjekteve u janë ofruar të gjitha mundësitë që të aplikojnë për kredi për strehim, me 0 % interes, por pjesa më e madhe e tyre nuk ka paraqitur interes t’i tërheqë ato, ose të paraqitet për aplikim.

“Le të na japi shtëpi,  ku të rrimë, në rrugë?  Me çfarë ta paguajmë ne pastaj. Unë kam dy fëmijë për të rritur. Ne jemi lindur dhe rritur në ato shtëpi” shprehet, Bujari (banues në shtëpitë e pronarëve). Banorët që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve thonë se nuk jemi kundër që të rikthehen pronat, por mbi të gjitha kërkojmë që të rikthehet ligji 7501. Akti normativ, përcakton datën 1 nëntor si afatin final, për nisjen e zbatimit të këtij procesi.   
 
 Artan Dokuzi/ Eno Shkëmbi/Start/

                                                                                             2012-09-13 11:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›