E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me automatik shefi i Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj

Durrës- Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Sukth, pasi është ekzekutuar me automatik shefi i Komisariatit të policisë të Shijakut, Adem Tahiraj, 45- vjeç, ndërsa janë plagosur dhe dy persona të tjerë.

Vdekja e tij ka ardhur gjatë një opercioni në fshatin Katund për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Ai sëbashku me një patrullë policie kanë ndaluar një automjet për të kontrrolluar dokumentacionin, por drejtuesi i saj ka qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku, duke i shkaktuar Tahirajt vdekjen e menjëhershme.

Nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur edhe dy persona, indetiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Një prej tyre është një grua 70 vjeçare që ishte duke kaluar në rrugë, ndërsa mësohet se ajo është dërguar në spital dhe po i nënshtrohet një operacioni. Ndërsa polici që shoqëronte viktimën ka kaluar në gjendje shoku.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie të mbërritura nga Durrësi dhe Tirana, si dhe drejtoi i Policisë së Përgjithshme dhe ai i Krimeve të Rënda, si dhe forcat RENEA. Gjithashtu është bërë bllokimi i të gjitha akseve dhe janë shoqëruar në komisariat dy persona.

vazhdon…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›