E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshka artificiale testohet me sukses te minjtë

SHBA - Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportojnë për një zbulim i cili mund të eliminojë nevojën për dhurim të veshkave.

Një shkrim i botuar të dielën në revistën “Nature Medicine” bën të ditur se hulumtuesit kanë prodhuar me sukses një veshkë funksionale për minjtë e laboratorit, duke përdorur një proces i cili “një ditë” mund të përdoret edhe nga njerëzit.

Eksperimenti u bë me një veshkë miu, të cilit i janë larguar disa qeliza, por duke lënë vetëm kornizën strukturale të organit të paprekur.

Shkencëtarët pastaj lidhën qelizat e veshkës së një miu të posalindur dhe qelizat e gjakut të njeriut me kornizën, dhe fituan një veshkë funksionale bio-inxhinierike.

Organi i ri është transplantuar me sukses në minjtë e laboratorit, dhe ka funksionar sikur një veshkë e re.
Hulumtuesit tani planifikojnë që të kryejnë këtë eksperiment në derra.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›