Gjirokastër, vranë të moshuarin gjatë grabitjes në banesë, në pranga dy persona
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasit Adrian Qotekaj dhe Dashamir Kamo, përkatësisht 25 dhe 33 vjeç, nga Libohova.
Këta dy persona dyshohet se kanë vrarë 78 vjeçarin Pandeli Magllara, dy ditë më parë gjatë tentativës për grabitje në banesë.
Adrian Qotekës iu gjetën në makinë doreza me gjak, fishekë dhe mjete që presin hekura. Gjithashtu iu gjetën dhe ikona të vjedhura në disa kisha të Dropullit.
Ndërsa të ndaluarit Dashamir Kamo policia i gjeti xhinse me njolla gjaku.
15 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Gjirokastër, vranë të moshuarin gjatë grabitjes në banesë, në pranga dy persona burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email